Vuçiq: Raportet me Kosovën ndër temat kyçe në Konferencën e Mynihut
Ai për RTS tha se bisedimet në Mynih ishin të ashpra dhe të mira dhe theksoi se “marrëdhëniet Beograd-Prishtinë u bënë një nga çështjet qendrore jo vetëm për ne, rajonin tonë, por edhe për më gjerë”.
Në kuadër Konferencës së Sigurisë të mbajtur në Gjermani, kreu i shtetit serb është takuar me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi në një panel të veçantë të drejtuar nga komisioneri evropian, Johannes Hahn.
(Kosova Sot)