Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Hashim Thaçit

  • 08 March 2019 - 14:17
Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Hashim Thaçit

Analisti politik Gani Qarri mendon se shpëtimi i vendit vjen me shkarkimin e presidentit që po e rrezikon substancën e shtetit të Kosovës.

"Pas rrenave të katapultuara deri në SHBA dhe paralajmërimeve të miqve ndërkombëtarë mbi skandalin më të ri të tradhtisë së paprecedent kombëtare dhe shtetërore të presidentit kuisling Hashim Thaçit, i cili me paratë e taksapaguesve të varfër kosovarë, siç deklaroi hapur edhe laburisti britanik, John Grogan, paska paguar me shuma marramendëse edhe lobistë ndërkombëtarë,deri në qendrat kryesore të botës për ndarjen e Kosovës, këtu nuk ka vend më për asnjë fjalë,as demagogji politike,por kërkohet shkarkimi urgjent dhe vënia e menjëhershme në bankën e të akuzuarve të kuislingut Hashim Thaçi", u shpreh ai.

Sipas Qarrit, shkarkim urgjent i Hashim Thaçit është obligimi më parësor dhe i patejkalueshëm moral e kushtetues i të gjithë spektrit politik dhe shtetëror të Kosovës.

"Njohja e Kosovës as pranimi nuk guxon të bëhet pjesë e tregtisë bizare dhe pazareve të pista të presidentit të shitur e tradhtar të vendit Hashim Thaçit, si dhe nuk mund të lejohet për asnjë çmim, që për shpëtimin e këtij kuislingu nga Specialja, të rrezikohet integriteti dhe tërësia territoriale Kosovës nga një shtet okupator dhe fashist si Serbia, e cila për vite me radhë ka ushtruar gjenocid, duke kryer dhjetëra mijëra përdhunime, kidnapime dhe krimet më të rënda njerëzore mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. Ndaj, shkarkim urgjent i Hashim Thaçit është obligimi më parësor dhe i patejkalueshëm moral e kushtetues i të gjithë spektrit politik dhe shtetëror të Kosovës, në prag të 20-vjetorit të çlirimit të vendit", theksoi Qarri për "Kosova Sot".

Image
Gani Qarri

 

Ai hedh kritika edhe ndaj LDK-së së Isa Mustafës që e kanë ndihmuar Hashim Thaçin të ngritët në këtë pozitë dhe tani ankohen në atë çfarë po bënë ai.

"Kështu që habit fakti se si, përkundër të gjitha dëshmive që dita- ditës sa vijnë shtohen mbi tradhtitë dhe matrapazllëqet e Hashim Thaçit, pikërisht katapultuesi manipulativ i Thaçit në pozitën e presidentit dhe kreu kontrovers i LDK-së, Isa Mustafa, paska shprehur bindjen se jo kuislingu Hashim Thaçi, i cili me të gjitha mjetet dhe mundësitë po lufton që ta zhbëjë tërësisht shtetin e Kosovës, por Ekipi për dialog me Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn, ende pa filluar nga puna, qenka shndërruar në degradim të shtetësisë së Kosovës!?. Hipokrizi të tillë as të ngjashme, nuk mund të dëgjosh kund në botë, përveçse nëse kthehemi prapa në kohën dhe vitet e Rrahman Morinës, kur edhe z. Mustafa punonte në administratën e Milosheviqit,vetëm asokohe mund të dëgjonte njeriu edhe "gojëdhëna" të tilla", potencoi më tej Qarri për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)