E zbulon ligjëruesi i Parisit: Ky është armiku më i madh i Kosovës prej vitit 1999, nuk është Serbia

  • 15 March 2019 - 13:07
E zbulon ligjëruesi i Parisit: Ky është armiku më i madh i Kosovës prej vitit 1999, nuk është Serbia

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, në faqen e tij në facebook ka shkruar se prej vitit 1999 armiku më i madh i Kosovës nuk është Serbia por bandat tona sa nën tokë e sa mbi të.

“Fatkeqësi e jona ishte se partitë shtetngrënëse në vend se t’afronin intelektualë me qëllim zbutjen e vrazhdësisë që përfaqësonin, ato pollen e shumëzuan kontingjente injorantësh me të cilët sot i vërsulen shtetit dhe buxhetit”, shkruan ndër tjerash Kraki, përcjellë “Kosova Sot”.

Postimi i plotë:

Derisa bandat dhe injoranca e intensifikojnë ngrënjen e shtetit dhe dhunimin e dinjitetit, të ndershmit me integritet dhe rinia me tru ose janë duke ikë ose janë futë n’izolim shoqëror.

Lexo edhe: Serbia e fuqishme (Zoti është serb), ja kënga që terroristi e dëgjoi para se të vriste afër 50 persona (Video)

Fatkeqësi e jona ishte se partitë shtetngrënëse në vend se t’afronin intelektualë me qëllim zbutjen e vrazhdësisë që përfaqësonin, ato pollen e shumëzuan kontingjente injorantësh me të cilët sot i vërsulen shtetit dhe buxhetit.

Nuk ka rastësi në botë. As në Kosovë s’ka rastësi.

Prej vitit 1999 armiku më i madh i Kosovës nuk është Serbia por bandat tona sa nën tokë e sa mbi të.

Habia në rastin e Kosovës është çmenduri.

Prandaj une nuk habitem më,

...sepse s’ka rastësi.

(Kosova Sot)