Polici i dyshuar për vrasjen në kazino në Suharekë, ‘krahë për krahë’ me... (Foto)

  • 17 March 2019 - 17:24
Polici i dyshuar për vrasjen në kazino në Suharekë, ‘krahë për krahë’ me... (Foto)

Gjatë ditës së sotme një person është vrarë me armë zjarri të dielën në një kazino në qytetin e Suharekës.

E detajet për këtë vrasje i ka dhënë edhe Policia e Kosovës, e cila përmes një konference të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se i dyshuar për vrasjen në Suharekë është SH. S, zyrtar policor me gradën e rreshterit.

“Në konsultim me prokurorin kemi mbledhur disa prova materiale, dhe personi i dyshtimë është pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshter. Janë marrë të gjitha masat ku janë bastisur disa banesa. Është konfiskuar arma e zjarrit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Lexo edhe: Ky është polici që dyshohet se kreu vrasjen në kazinon në Suharekë

Poashtu, edhe Inspektorati Policor i Kosovës ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në kazino në komunën e Suharekës.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pas orës 12:00 të dyshuarin Sh. S (zyrtar policor me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në këtë rast. Me urdhëresë të prokurorisë, hetuesit e IPK-së së bashku me zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë realizuar një bastisje në banesën e të dyshuarit në Suharekë dhe në një shtëpi banimi”, tha IPK.

E burimet e medieve, bëjnë të ditur se Polici i dyshuar është Shefki Spahiu, rreshter policor i cili dyshohet se sot vrau  35 vjeçarin, Jetmir Alija.

Lexo edhe: Policia jep detajet: Rreshteri i Policisë arrestohet si i dyshuar për vrasjen në Suharekë

E në faqen e tij në facebook, i dyshuari për vrasjen në kazino në Suharekë, shihet krah për krah me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe deputetin e AAK-së, Blerim Kuçi.

“Me ty Gjeneral”, është mbishkrimi i fotos së postuar në facebook nga i dyshuari për vrasjen në Suharekë.

Image

(Kosova Sot)