Rrëfimi i Blick për Mërgimin, plaka e mbyti atë brutalisht

  • 22 March 2019 - 02:03
Rrëfimi i Blick për Mërgimin, plaka e mbyti atë brutalisht
Foto nga vendi i ngjarjes /

Baseli është goditur nga një tragjedi. Një grua 75 vjeçare ka therur një djalë shtatë vjeçar nga Kosova   duke u kthyer nga shkolla, i cili pak më vonë në spital. Sipas Blick.ch policia po kërkon dëshmitarë për ta zbardhur këtë rast  

Dhimbje dhe vaj në lagjen e Gotthelf në Basel. Mergim L, nxënës i shkollës fillore (7 vjeç) është mbytur brutalisht dje. Në dritën e diellit, në rrugë. Tërë kjo ngjarje e çmendur ka ndodhur gjatë kohës së drekës, në orën 12:30.

Djali sapo kishte përfunduar mësimin dhe ishte duke u kthyer në shtëpi që nuk ishte larg. Fëmija ishte vetëm ku u sulmua nga një grua në pension (75) në Gotthelf në St. Galler-Ring. Zvicerania e theri atë në fyt. Gjakderdhja e madhe bëri që ai të vdes pak minuta më vonë në spital.

Image

Në të njëjtën kohë, mësuesja e djalit ishte pak metra larg me biçikletë. Ajo e gjen nxënësin e saj seriozisht të plagosur në tokë. Menjëherë ajo e telefonon emergjencën. Por, plaga e Mergimit ishte shumë thellë dhe edhe pse dërgohet në Spitalin Universitar të Baselit, mjekët nuk arrin t’ia shpëtojnë jetën djalit. Ai nuk arriti ti mbijetojë plagës së tij.

Sipas një televizioni kosovar, viktima është kosovar. Familja e tij vjen nga një fshat i qytezës së Lipjanit.

Policia ka arrestuar zviceranen 75 vjeçare

Pasi është gjetur fëmija i plagosur keq, një kërkim ka filluar menjëherë nga policia. Policia ka mësuar se akti është kryer nga një “grua në moshë” që ishte larguar shpejt nga skena e krimit. Me vonë është zbuluar se ajo është një plakë zvicerane 75 vjeçare e cila e kishte kryer aktin. Ajo e ka pranuar se e ka sulmuar fëmijën. Gruaja është arrestuar.

Zëdhënësi i policisë, Peter Gill nuk ka komentuar për detalet. “Gruaja është marrë në pyetje, ne nuk mund të japim më shumë detale”. Gill ka rikujtuar që arma me të cilën është kryer krimi është një “thikë”.

“Mund të na kishte ndodhur të gjithë neve”

Image

Një dëshmitar ka thënë për “Basler Zeitung” që fëmija është therë “në zonën e qafës” kurse plaga “bëri që ai të kishte gjakderdhje të mëdha”.

Pas sulmit, banorët janë shokuar nga ky krim. Ata kanë vendosur lule në vendin e ngjarjes dhe kanë ndezur qirinj. Shumica prej tyre janë parë duke qarë dhe duke mbërthyer kokën me duar. “Pse duhet të vdes një fëmijë?”, pyesnin me dëshpërim ata. Ata nuk mund ta shpjegojnë se pse askush nuk e ndihmoi fëmijën-pse ai po udhëtonte vetëm. “Gjithmonë ka shumë njerëz në mesditë në unazën e St. Galler. Prindër, nxënës, udhëtar”.

Një gazetar nga një faqe lajmesh në Basel, ” primenews.ch ” ka folur me tre nxënës që e ishin afër skenën. “Kur na treguan për incidentin pas shkollës, ne fillimisht s’besuam. Me vonë, kur ne po luanim basketboll, prindërit tonë erdhën dhe na treguan”.

“Ne nuk e njihnim viktimën personalisht””, kanë treguar fëmijët. “Kur mendoj që vijë këtu çdo ditë-mund të na kishte ndodhur të gjithë neve”, thotë Florentin.

“Nuk mund ta besoja se ishin klithma të një fëmije të sulmuar”

Para aktit, një banorë kishte dëgjuar ca klithje të një fëmije. “Nuk mendoja se ishte e tillë. Këtu, fëmijët gjithmonë vrapojnë pas shkollës kur e përfundojnë, ndonjëherë luajnë dhe janë të zhurmshëm. Vetëm kur pashë policinë dhe ambulancën e kuptova se ajo klithmë ishte ndryshe”, thotë një tjetër banorë i lagjes.

Për kohën kur kishte ndodhur krimi, zhurma është normale. “Shërbimi psikologjik i shkollës do të shkojë në klasë sot në mëngjes për të biseduar me nxënësit dhe mësuesit”, thotë Simon Thiriet, zëdhënës në Depertamentin e Edukimit.

Arsyeja e këtij akti horor është i paqartë. Pse ka ardhur të sulmi? Çka ka ndodh saktësisht? Banorët lokal kanë thënë për bazonline.ch se kanë dëgjuar për disa mosmarrëveshje. A kanë lidhje autorja dhe fëmija më këtë mosmarrëveshje nuk dihet. Policia kriminale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore mbetet që ta hetojnë rastin. Policia dhe prokuroria janë duke kërkuar dëshmitar.

(Kosova Sot)