Taksa ndaj mallrave të Serbisë duhet të vazhdojë

  • 22 March 2019 - 09:54
Taksa ndaj mallrave të Serbisë duhet të vazhdojë

Të anketuarit vlerësojnë se taksa duhet të mbetet në fuqi

Lis Dorambari mendon se duhet të vazhdojë taksa mbi mallrat serbe,sepse kështu detyrohet Serbia të kuptojë rëndësinë e shtetit të Kosovës.

Nexhip Berisha thekson se ajo duhet të vazhdojë derisa të ketë efekte pozitive. “Kur të ndalohet efekti pozitiv mendojë se duhet të hiqet taksa”, shprehet ai.

Gramoz Zurnagjiu thotë se taksa ndaj mallrave të Serbisë duhet të vazhdojë, këtu nuk duhet të dëgjohet as Amerika as një shtet tjetër .”Taksa ka dhënë rezultate konkrete”.

Isa Morina shprehet se duhet të vazhdojë taksa, se kështu po ia japim vendin meritor Serbisë. “ Serbia vetëm këtë gjuhë e kupton mendojë prandaj taksa ndaj mallrave të Serbisë duhet të vazhdojë”.

(Kosova Sot)