I thanë se tumori i saj nuk është i rrezikshëm, tani lufton për jetë

  • 24 March 2019 - 14:50
I thanë se tumori i saj nuk është i rrezikshëm, tani lufton për jetë

Një nëne, të cilës mjekët i thanë se tumori i madh në mitrën e saj nuk ishte i rrezikshëm, tani është duke luftuar për jetë, pasi që doli që ai tumor të ishte kancer tepër agresiv. Rachael Thomas i ishte paraqitur një tumor në mitër, i cili e bënte që të dukej sikur të ishte në muajin e gjashtë të shtatzënësisë. Ajo mendonte se operimi i atij që mendohej të ishte tumor beninj fibroid, do të shënonte fundin e problemeve të saj. 

Një operacion shtesë mund ta lërë gruan të paralizuar

Kjo grua 45-vjeçare kishte humbur rreth 13 kile për një muaj, por mjekët insistonin se ajo nuk kishte arsye për t'u shqetësuar. Por, pas operimit u pa se tumori ishte kanceroz dhe, javën e kaluar, zonja Thomas mori lajmin se kanceri i ishte përhapur edhe në pjesët e tjera të trupit. Mjekët thonë se vendndodhja e tumorit në bazë të kurrizit, nënkupton se një operacion shtesë mund ta lejë gruan të paralizuar. Zonja Thomas dhe burri i saj Michael, po ashtu 45 vjeç, nga Uellsi, janë të hidhëruar me mjekët, të cilët lanë që situata të dilte nga kontrolli. Zonjën Thomas e kishin vënë në listën e pritjes vitin e kaluar, për heqjen e tumorit fibroid. Sipas mjekëve, fibroidet nuk janë tumore kanceroze dhe përbëhen nga muskujt dhe indet që paraqiten në apo rreth mitrës. 

Thomas është duke u trajtuar me rrezatim

Shumë femra nuk janë të vetëdijshme se vuajnë nga kjo gjendje dhe tretmani nuk është gjithherë i nevojshëm, meqë fibroidet mund të tkurren dhe të zhduken edhe pa trajtim, sidomos pas menopauzës. Por, tumori i zonjës Thomas ishte rritur aq shumë, sa që shoqet kishin filluar ta pyesnin se a kishte ngelur me barrë. Kur ia hoqën mitrën, panë se tumori kishte arritur madhësi 14 cm. Tani zonja Thomas është duke u trajtuar me rrezatim dhe, nëse arrihet që tumori i saj të zvogëlohet në këtë mënyrë, atëherë ajo mund të operohet, për heqjen e një pjese sa më të madhe të tumorit. 

(Kosova Sot)