I mëson femrat si të "peshkojnë" burrat e pasur

  • 24 March 2019 - 14:57
I mëson femrat si të

Një blogere, e cila mëson femrat si të 'peshkojnë' burra të pasur, si të dalin në takim me miliarderët dhe të pranohen në elitën e shoqërisë, ka vendosur që t'i ndajë me ne tri këshillat kryesore të saj, që na ndihmojnë të dallohemi nga turma. Banorja e Londrës, Anna Bey, 32 vjeçe, e cila në internet paraqitet me nofkën 'JetSetBabe', ka vënë theksin te vetëbesimi, eleganca dhe feminiliteti, duke kritikuar trendin aktual të tej-seksualizimit. Anna e lindur në Suedi, e cila, në bazë të parimeve të saj, ka arritur që ta ketë një bankier si të dashur, ndan këshilla të tilla me 35,000 ndjekësit e saj në "Instagram".

Vetëbesimi është hapi më i rëndësishëm

Në një postim të saj më të ri, në sajtin 'School of Affluence', Anna shpjegon se, me vetëbesim, çdo femër mund të transformohet në "Kate ose Meghan", duke shtuar se, po të kenë mundësi, meshkujt gjithmonë do të preferojnë më shumë aktoren Monica Bellucci, sesa yllin e emisioneve 'reality', Kim Kardashian. Në kuadër të videos së saj 10 minutëshe, Anna jep shpjegime sesi 'më pak është më shumë' dhe se kjo do t'ua sigurojë llojin e duhur të vëmendjes. Ja si shprehet ajo: "Fatkeqësisht, tani ekziston trendi që thotë 'më shumë është më shumë', prandaj vajzat mendojnë se, nëse vejnë më shumë grim, nëse përdorin më shumë ekstension të e duhur. Ekzistojnë dy lloje femrash, që preferohen nga meshkujt: njëri lloj për lidhje afatgjata, e lloji tjetër për kënaqësi të momentit. Duke përdorë metodën e parë për ta fituar vëmendjen e duhur, ajo thotë: 'Vetëbesimi është nr 1'. m'Nuk duhet ta manifestoni shumë këtë vetëbesim, meqë kjo sjellje mund të duket mashkullore, gjë që i refuzon njerëzit. Po ashtu, efekt negativ ka edhe një sjellje si e divës, kur nuk je e tillë. Por edhe mungesa e plotë e vetëbesimit mund t'ju bëjë që të dukeni si mi i hirtë. Vetëbesimi është hapi më i rëndësishëm që të tjerët të të respektojnë, se je me të vërtetë ai që thua se je. Meshkujve iu pëlqen kur femra hyn në dhomë me vetëbesim, por jo edhe nëse silleni sikur jeni më e mira në botë". Duke kaluar te pika e dytë, ajo vazhdon: 'Numër dy, jini elegante. Kurrë nuk ka pasur më shumë femra të bukura, falë operacioneve estetike. Prandaj konkurrenca është e fortë". flokëve, dhe nëse nxjerrin në fushë një sasi më të madhe të lëkurës, atëherë do të biesh në sy". Por, ajo thotë se, me këtë metodë nuk do ta fitoni vëmendjen.

Meshkujve më nuk iu bën aq shumë përshtypje seksi

Duke kritikuar kulturën aktuale të tej-seksualizimit, Anna thotë: 'Ka shumë femra të bukura dhe seksi, por femrat elegante janë të rralla në epokën e Kim Kardashianit. Fatkeqësisht, stili i rastit dhe ai i viteve të '90-ta janë të pranishëm gjithandej, prandaj eleganca është shansi juaj i vetëm që të bini në sy. Nuk keni nevojë që të jeni Kate ose Meghan për ta arritur këtë. Duke folur për pikën e tretë, përfundimtare, ajo thotë: 'Numri tre thotë ta keni një pamje feminile, meqë seksi është i gjithëpranishëm tani dhe ka filluar që të bëhet i mërzitshëm. Meshkujve më nuk iu bën aq shumë përshtypje seksi, sesa kur ai ishte më i ndaluar. Veshja seksi më nuk është origjinale, meqë nuk të ndihmon që të dallohesh nga të tjerët". Duke shpjeguar pse femrat duhet ta ruajnë modestinë e tyre, ajo thotë: 'Dua t'i mësoj femrat se si të bëhen femra me vlerë, pa shitur shpirtin e tyre, e as pa bërë tentime të dëshpëruara. Si mendoni, nëse ndodhen në një dhomë Monica Belucci dhe Kim Kardashian, cilës do t'i afrohen meshkujt më me dëshirë? Ky është dallimi midis pamjes seksi dhe pamjes elegante". Anna u paraqit në "This Morning" dhe shpjegoi se si u bë e zonja në stilin 'jet-set' të jetës, duke u larguar nga Suedia kur kishte vetëm 18 vjet, pasi që kishte takuar një njeri të pasur në Itali. 'Ai më njoftoi me stilin elitar të jetës. Pasi që ta shijosh një stil të tillë, është vështirë të kthehesh prapa', thotë Anna.

(Kosova Sot)