Të martuar prej 56 vitesh, vdesin duke mbajtur duart e njëri-tjetrit

  • 24 March 2019 - 19:00
Të martuar prej 56 vitesh, vdesin duke mbajtur duart e njëri-tjetrit

Një çifti nga Miçigan, të martuar prej 56 vitesh, kanë vdekur në të njëjtën ditë brenda disa orësh larg njëri-tjetrit.

Will dhe Judy Webb, të dy 77 vjeç, u ndanë nga jeta duke mbajtur duart e njëri tjetrit.

Ata vuanin nga një sëmundje e rëndë.

“Për mendimin tim, prindërit e mi nuk donin të jetonin pa njëri-tjetrin”, tha vajza e tyre. “Mund të duket e çuditshme, por njerëzit mund të vdesin nga thyerja e zemrës dhe kjo është ajo që i ndodhi babait tim.”

Will vdiq vetëm pak orë pas ndarjes nga jeta të Judy, duke mbajtur dorën e saj.

Ata u njohën kur ishin 14 vjeç dhe lanë pas tre vajzat Lori Thomas, Ann Warren dhe Mary Beth.

(Kosova Sot)