Rrokulliset vetura në Zllakuqan, lëndohet një person

  • 25 March 2019 - 09:53
Rrokulliset vetura në Zllakuqan, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Një person është lënduar pasi vetura e tij ka përfunduar e rrokullisur në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve, ngasësi i veturës “Golf 2” ka marrë lëndime në dorë.

Image

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

(Kosova Sot)