Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohen tre persona

  • 25 March 2019 - 13:07
Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohen tre persona
Foto ilustrim /

Janë lënduar tre persona në një aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ka ndodhur një aksident në magjistrale, ku tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore”, ka thënë Hashani.

Ai ka treguar se Policia dhe Emergjenca kanë arritur në vendin e ngjarjes me t’u njoftuar për aksidenti.

(Kosova Sot)