Vetëvritet babai i 6 vjeçares së vrarë në sulmin në shkollën Sandy Hook

  • 25 March 2019 - 21:32
Vetëvritet babai i 6 vjeçares së vrarë në sulmin në shkollën Sandy Hook

Babai i një prej viktimave të shkollës Sandy Hook është gjetur i vdekur dhe sipas policisë dyshimet e para janë se ai ka marrë jetën vetës.

Jeremy Richman u gjet pa shenja jete në zyrën e tij ditën e hënë.

49 vjeçari ishte baba i gjashtë vjeçares Avielle, një nga 20 fëmijët e vrarë në dhjetorin e vitit 2012.

Policia nuk ka dhënë detaje për mënyrën e vdekjes përveç se ka pohuar se nuk ka të dyshuar tjerë lidhur me rastin.

Pas masakrës në Sandy Hook, një nga më të përgjakshmet në historinë amerikane, Richman dhe gruaja e tij, Jennifer Hensel, themeluan fondacionin Avielle, me qëllim të parandalimit të dhunës nëpërmjet kërkimeve shkencore për trurin dhe edukimin.

Javën e kaluar, ai kishte folur në Universitet rreth mënyrëave se si edukatorët do të mund të identifikonin sëmundjet mentale për parandalim të vrasjeve.

Lajmi për vdekjen e Richman erdhi pas vetëvrasjeve të dy adoleshentëve të sulmit të shkurtit të vitit 2008 në Parkland, Florida.

(Kosova Sot)