Kapiti: Pushtetarët nuk e kanë frikë ligjin, por ligji i ka "frikë" ata!

  • 26 March 2019 - 13:22
Kapiti: Pushtetarët nuk e kanë frikë ligjin, por ligji i ka

Kjo sepse pa VETTING-un kush do t'i kontrollojë dhe do t'i hetojë personazhet VIP, hajdutërinë, korrupsionin dhe pasurinë e siguruar prej shfrytëzimit te politikes ,pushtetit, postit dhe detyrës së lart shtetërore. Kur korruptohet dhe kriminalizohet sistemi nuk pritet që ai të hetojë, të ndëshkojë dhe të sekuestrojë pasuritë e politikës dhe politikanëve, as të pushtetarëve qendrore dhe të atyre lokalë dhe as të gjyqtarëve e prokurorëve, sepse ata janë vetë mafio-oligarkia e armatosur me pushtet, "me ligjin" dhe me "drejtësinë".

Ata nuk e kanë frikë ligjin, por ligji i ka "frikë" ata, sepse ligjin dhe drejtësinë e thyen dhe e përkul mafio-oligarkia, kur ajo kap dhe e sundon shtetin, shoqërinë dhe ligjin”, u shpreh për “Kosova Sot” analisti Skënder Kapiti.
 
“Korrupsioni është sëmundja më e rëndë e sistemit politik dhe juridik në Kosovë, i cili ka paralizuar funksionimin e shtetit, të ligjit, të shoqërisë dhe të demokracisë.

Në këtë gjendje, ky sistem është edhe i perfeksionuar edhe në manipulimin, fshehjen dhe maskimin e pasurive të siguruara në mënyrë korruptive, abuzive dhe hajdutërie nga zyrtarët e lartë të politikës, pushtetit dhe të drejtësisë. Prandaj, kjo korporatë kriminalo-hajdutokracie nuk e dëshiron, por e pengon VETTING-un.

(Kosova Sot)