Guraziu: Kërcënim dhe shantazh i turpshëm

  • 26 March 2019 - 18:34
Guraziu: Kërcënim dhe shantazh i turpshëm

Presidenti Hashim Thaçi po e kërcënon gazetën 'Kosova Sot', duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm për demokracinë e brishtë kosovare dhe lirinë e shtypit. "Ose ndalini shkrimet, ose do t'ju shkatërrojmë...", ka qenë porosia e dërguar përmes lajmëtarit te tij special A. M. , edhe atë 3 herë.

E analisti politik, Ragip Guraziu e quan shantazh të turpshëm kërcënimin e Thaçit ndaj gazetës, “Kosova Sot”.

"Edhe pas 20 vjetësh gazeta "Kosova Sot" kërcënohet a e dini nga kush?! Nga vetë presidenti Thaçi. Edhe një skandal i radhës, duke i futur hundët Hashim Thaçi përmes lajmëtarit të tij special A. M., " ose ndalni shkrimet, ose do t'ju shkatërrojmë'', kjo nuk do koment kur bota na ka në sy dhe çdo lajm edhe në formë kërcënimi,ani kur është në pyetje një president vendi siç është Hashim Thaçi, tmerr për shtetin e Kosovës... Kur dihet se si kishte pësuar gazeta 'KOSOVA SOT' para 20 vjetësh, nga majat e një ish-regjimi gjenocidial serb (ish-Milosheviq-Vuçiq), kur gazeta "Kosova Sot" dhe shtypshkronja "Interpres R. Company" i ishin bërë halë në sy regjimit gjenocidial të Beogradit? Si e pse po i përsëriten kërcënimet edhe 20 vjet pas këtij krimi, por kësaj radhe nga majat e pushtetarëve kosovarë. Atëherë pse me u kërcënua gazeta 'Kosova Sot' nga grupet kriminale të interesit dhe mercenarët e ditur që iu shërbejnë atyre dhe që veprojnë bashkë e në ortakëri... Si s'po ju vjen turp, si nuk po ju kalon asnjë ditë pa u turpëruar para masës së madhe, dërgoni mesazhe kërcënuese numri një i Republikës, përmes lajmëtarit të tij. A. M., i cili na e përcolli mesazhin shantazhues ndaj gazetës "Kosova Sot" jo me më pak se tri herë brenda tre muajsh: "Ose ndalini shkrimet, ose do t'ju shkatërrojmë..."?!!!”.

“Ndryshe po kërcënojnë oligarkët e pushtetit dhe mafiozët e biznesit pasi që gazeta 'KOSOVA SOT' po ua nxjerr paligjshmëritë dhe të palarat në fushë në opinion, e cila edhe këtë punë ka. Po kërcënojnë pushtetarët e Kosovës, siç kërcënonte para 20 vjetësh Aleksandar Vuçiqi publikisht në RTS me gazetën e kalendarin "Kosova Sot" në dorë? Si po kërcënon sot partneri i nënshtruar i tij, i instaluar në krye të Presidencës kosovare, Hashim Thaçi, me të vetmin dallim e diference se nuk del edhe publikisht, por përmes lajmëtarëve të tij të ditur. Tani i ka futur shumicën e mediave (televizione, portale, gazeta) nën thundrën e vet të pushtetit? Dhe kështu po vazhdon gazeta "Kosova Sot", e rilindur pas një ish-akti kriminal serb, për të cilin kurrë drejtësi nuk pati, ta bëjë dallimin, edhe pse me shumë mund e sakrificë po rendojnë pasojat mbi sipërmarrjen e lirë private, që goditet pamëshirshëm e pandashëm nga shërbëtorët e pushtetit te tipit mafioz? Shtrohet pyetja si dhe pse po bllokon pushteti kriminal qe nuk njeh rend e ligj, për shkak të politikës editoriale të gazetës 'KOSOVA SOT', investimet disa dhjetëramilionëshe, që hapin disa mijëra vende të reja pune në kryeqytetin e Prishtinës? A mund të thuhet se pushteti pas çlirimit nga zgjedha serbe vetëm ndërroi kombësinë, por jo edhe poshtërsinë?!!!", ka thënë Ragip Guraziu për "Kosova Sot".