Sulmohet nga ajri spitali: 7 të vdekur

  • 26 March 2019 - 22:33
Sulmohet nga ajri spitali: 7 të vdekur

Organizata Save The Children thotë që një spital është goditur nga ajri në Jemen, dhe 7 njerëz tashmë kanë vdekur si pasojë e lëndimeve të marra

Organizata humanitare tha në një deklaratë që 4 nga të vdekurit janë fëmijë. 8 persona të tjerë janë lënduar.

Save The Children tha që një sulm ajrorë me bomba që kanë goditur spitalin, dhe ku afër spitalit gjendet një stacion I benzinës. Sulmi ka ndodhur në qytetin Saada në veri-perëndim të Jemenit, në 09:30 të orës lokale.

Thuhet: “Sulmi ajror ka goditur vetëm 50 metra larg ndërtesës qendrore të spitalit.”

Organizata tha që spitali u hap menjëherë pas gjysmë ore dhe shumë nga të lënduarit janë pjesë e stafit.

(Kosova Sot)