Deputeti i LDK’së thotë se në gjithë Kosovën janë mbyllur lojërat e fatit

  • 26 March 2019 - 23:38
Deputeti i LDK’së thotë se në gjithë Kosovën janë mbyllur lojërat e fatit

Deputeti i LDK-së Naser Osmani, ka thënë se iniciativa për mbylljen e lojërave të fatit, është krejtësisht e LDK-së dhe si e tillë ka gjetur përkrahje të plotë në Kuvendin e Kosovës.

Ai theksoi se të gjitha lojërat e fatit janë mbyllur duke e përmendur edhe veriun e Mitrovicës.

“Janë mbyllur në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Madje ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur janë mbyllur lojëra fati në veri”, ka thënë Osmani, raporton ktv.

Mirëpo, zëshëm e kundërshtoi kryetari i shoqatës, Istref Veliqi.

“As edhe një pikë nuk është mbyllur në veriun e Mitrovicës, asnjë pikë nuk është mbyllur”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)