Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 27 March 2019 - 08:36
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Misioni i OSBE-së organizon konferencë mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë. (Hoteli “Emerald”, ora 09:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në konferencën “Dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat”. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 09:00)

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Demokraci Plus prezanton raportin “Matësi i Performancës në Prokurimin Publik”.  (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Instituti për Politika Zhvillimore organizon takimin “Tranzicioni i energjisë në Kosovë: rruga përpara – dialogu në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile mbi tranzicionin drejt një të ardhme të qëndrueshme për sektorin e energjisë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës dhe Komisioni për Legjislacion dhe Mandate organizon dëgjimin publik lidhur me procedurat për votim jashtë vendit. (Hotel “Sirius”, ora 10:00) 

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Inaugurohet ujësjellësi për disa fshatra të Skenderajt. (Shkolla “Abedin Rexha” në Turiqefc të Skenderajt, ora 11:00) 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Teatër për vitin 2018. (Kabineti i Ministrit, ora 11:20)

Mbahet takimi i 164-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

Në ditën e dytë të Javës së Gruas, Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Rikthimi i besimit në demokraci përmes institucioneve të hapura, të qasshme dhe llogaridhënëse”. (Hotel “Emerald”, ora 13:40)

Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane “Dante” organizon mbrëmje letrare. (Qendra “Dante”, ora 19:00) 

Prezantohet shfaqja “Taka”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:30) 

(Kosova Sot)