OSBE organizon konferencë për luftimin e korrupsionit, merr pjesë presidenti Thaçi

  • 27 March 2019 - 08:42
OSBE organizon konferencë për luftimin e korrupsionit, merr pjesë presidenti Thaçi

Misioni i OSBE-së do të organizojë sot në Prishtinë një konferencë mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë për përfaqësues të institucioneve, agjencive dhe shoqërisë civile të Kosovës që merren me luftimin e korrupsionit.

Ekspertë nga Transparency International do të shtjellojnë konceptet e korrupsionit në nivel të lartë dhe efektet globale të tij. Për më tepër, konferenca është planifikuar si ngjarje nismëtare për sensibilizimin e pjesëmarrësve – vendimmarrësve – lidhur me arsyet pse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të lartë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.

Fjalimet hyrëse do të mbahen nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.

(Ksoova Sot)