Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme

  • 27 March 2019 - 15:28
Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në arsim.

Të enjten fillimisht Kryesia e Kuvendit do të mbledhet në orën 10:30 për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve.

Ndërkaq prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme, e kërkuar nga deputetët e opozitës.

Edhe seanca e fundit e mbajtur në Kuvend ishte thirrur nga opozita në rrethana të jashtëzakonshme, pas dy vrasjeve brenda javës në kazino.

Nga ajo seancë u nxor rezoluta që inicoi mbylljen e lojërave të fatit.

(Kosova Sot)