Rrezikon Gjergj Dedaj, i reagon Pal Lekajt rreshtohet pro Ambasadorit të Zvicrës

  • 28 March 2019 - 22:50
Rrezikon Gjergj Dedaj, i reagon Pal Lekajt rreshtohet pro Ambasadorit të Zvicrës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin Pressing të Televizionit 7, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, i cili ka thënë në Skenderaj se “po ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”.

Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt.

Tutje Lekaj thotë se Lebet është dashur të largohet pas asaj deklarate. Ministri nga radhët e AAK’së ndihet i fyer për deklaratat e fundit të ambasadorëve në lidhje me korrupsionin.

Mirëpo, me këto deklarata nuk është pajtuar ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj. Ai i ka dal në mbrojtje ambasadorit zviceran, duke thënë se ka pasur të drejtët në deklaratat që i ka bërë

“Ambasadori i Zvicrës, në Kosove, Sh.T.Jean Humbert Lebet, ka të drejte”, ka shkruar Dedaj.

Image

(Kosova Sot)