Vuçiq takon Hahnin në Beograd, flasin për dialogun

  • 29 March 2019 - 10:20
Vuçiq takon Hahnin në Beograd, flasin për dialogun

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u takua mbrëmë në Beograd me Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Me të u bë e ditur se kanë diskutuar për integrimin evropian të Serbisë, situatën në rajon dhe siç raportohet “problemet në dialogun me Prishtinën”.

Komisioneri Evropian këmbënguli në përparimin në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit për të mirën e shoqërisë dhe lëvizjen e Serbisë në rrugën e saj evropiane.

(Kosova Sot)