Trump dhe Kim Jong-un do të takohen në prill në Washington

  • 29 mars 2019 - 12:15
Trump dhe Kim Jong-un do të takohen në prill në Washington

Presidentët e SHBA-së dhe Koresë së Veriut do të mbajnë samit muajin e ardhshëm, njoftuan sot mediat e Koresë së Jugut.

Ky samit vjen një muaj pas dështimit të bisedimeve mes dy vendeve që synonin denuklearizimin e Gadishullit Korean, kur Donald Trump dhe Kim Jong-un papritmas ndërprenë samitin e dytë në Hanoi, Vietnam.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, citon zëdhënësin e presidentit të ketë thënë se samiti do të mbahet më 11 prill në Washington, një ditë pas arritjes në SHBA të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Takimi do të jetë mbledhja e parë zyrtare e dy liderëve që nga samiti në Hanoi të mbajtur në fund të shkurtit.

“Liderët do të zhvillojnë bisedime të thella për të diskutuar fuqizimin e aleancës Seul-Washington dhe për të koordinuar qëndrimet për të vendosur paqe në Gadishullin Korean përmes denuklearizimit të plotë”, tha Yoon Do-han.

Pas takimit në Hanoi, Trump pretendoi se Pheniani ka kërkuar ndërprerjen e sanksioneve “në tërësi” që në shkëmbim të çmontojë vetëm kompleksin qendror bërthamor Yongbyon.

Megjithatë, Koreja e Veriut përgënjeshtroi këto pohime duke thënë se ka kërkuar vetëm ndërprerje të pjesshme të sanksioneve që ndërlidhen me kushtet elementare për jetesë.

Në ndërkohë, Ministria për Unifikim e Koresë së Jugut sot tha se do të tentojë të kërkojë një vizitë nga Kim për të mbajtur samit në Seul me Moon.

“Kjo do të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkufitareve dhe në avancimin e procesit të denuklearizimit”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Moon dhe Kim kanë mbajtur tri samite deri më tani, i fundit prej të cilëve u mbajt në shtator në Phenian.

Kim Jong-un u pajtua që të realizojë një vizitë në Seul që u prit të ndodhë në fund të vitit 2018, por nuk u realizua, thotë agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut.

(Kosova Sot)