Edhe ambasadori gjerman mbështet diplomatin zviceran, tregon për ndihmat që i kanë bërë Kosovës

  • 29 March 2019 - 13:09
Edhe ambasadori gjerman mbështet diplomatin zviceran, tregon për ndihmat që i kanë bërë Kosovës

Amasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, njejtë sikurse kolegu i tij nga Britania e Madhe kanë dalë në përkrahje të ambasadorit zviceran Jean Hubert Lebet, duke thënë se ai ka thënë atë që tashmë shumica e mendon.

“Kolegu shprehu atë që shumë mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi angazhuar për të ndihmuar. Gjermania ka mbështetur një projekt 10 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë që nga viti 1999, ne jemi krenar për bashkëpunimin tonë me Kosovës dhe për të arriturat për qytetarët. Por …”, ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në twitter, ambasadori Heldt.

Heldt është munduar që të jap edhe një shpjegim lidhur me atë që Lebet ka thënë gjatë fjalimit të tij në Skenderaj.

Sipas ambasadorit gjerman, Lebet nuk ka folur në parim për pensionet e veteranëve, por në përgjithësi për mënyrën se si trajtohet paraja publike në Kosovë.

“ Atëherë pyetjet për shpenzimet e qeverisë janë tepër legjitime. Jo në parimin e pensioneve, por në mënyrë se si trajtohen( paratë publike). Sepse ne po bëjmë atë që mendojmë se është në të mirën e njerëzve në Kosovë”, ka vazhduar Heldt.

Të gjithë këto reagime janë nxitur nga deklarata e Hubert gjatë një fjalimi në Skenderaj, ku ka thënë se ‘Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa Qeveria e Kosovës po i shpenzon paratë duke paguar veteranët e rrejshëm”.

Ministri i Haradinajt,  Pal Lekaj, teksa ka folur për këto deklarime të diplomatit zviceran, ka thënë se nëse do të kishte mundësi, do ta dëbonte ambasadorin Jean Hubert Lebet nga Kosova.

(Kosova Sot)