Shkodra: Pushtetarët paguhen nga buxheti për mospunën e tyre

  • 29 March 2019 - 13:21
Shkodra: Pushtetarët paguhen nga buxheti për mospunën e tyre

Analisti Shefik Shkodra thekson për gazetën “Kosova Sot” se politika e jashtme është ekuivalente me atë të brendshme. “Asnjë njohje, asnjë veprim konform ngjarjeve të deritanishme.

Tash sa kohë flitet për çnjohje. Me siguri më shumë nga propaganda serbe, por edhe nga paaftësia e një politike të pakonsoliduar, duke u publikuar mendimi se Kosova do të pësojë ndryshime të reja në korrigjime, ndërrime etj. Kështu që opinioni publik jashtë e brenda është dezorientuar në kahe të padefinuara.

Behgjet Pacolli, ministër i Punë të Jashtme, nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Do të duhej t'i kërkohej përgjegjësi, sikur edhe ministrave të tjerë. Ka shumë çështje të pasqaruara para qytetarëve.

Këta është e qartë se paguhen nga buxheti për (mos)punën e tyre”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)