Ambasada e Zvicrës reagon për rastin e deportimit të gylenistëve

  • 29 March 2019 - 15:07
Ambasada e Zvicrës reagon për rastin e deportimit të gylenistëve

Në vazhdën e reagimeve për institucionet e vendit, Ambasada e Zvicrës ka dërguar kritika edhe për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq. Në një vjetorin e dëbimit nga Kosova, Ambasada ka kërkuar që të vazhdojë punën Komisioni Parlamentar Hetimor.

Ambasada e Zvicrës i ka bërë thirrjes Kryesisë së Kuvendit që të jap hapësirën dhe kohën e nevojshme për këtë institucion por edhe për prokurorinë Speciale që të veprojnë në pajtim me ligjin.

Reagimi i plotë:

Kosova dëboi gjashtë shtetas turq më 29 mars 2018, me 31 shkelje ligjore gjatë procesit të dëbimit siç është identifikuar nga Komisioni Parlamentar Hetimor. Për fat të keq, nuk e pamë përfundimin e punës së Komisionit Parlamentar Hetimor. Ambasada e Zvicrës i bën thirrje Kryesisë së Kuvendit të japë hapësirën dhe kohën e nevojshme për Komisionin Hetimor Parlamentar për të përfunduar punën e filluar, por edhe për Prokurorin e Përgjithshëm dhe institucionet e tjera kompetente të jenë proaktive dhe të veprojnë në pajtim me ligjin dhe bazuar në detyrimet e tyre ligjore.

(Kosova Sot)