Incident i sigurisë në ambasadën e SHBA-së në Mal të Zi

  • 29 mars 2019 - 15:08
Incident i sigurisë në ambasadën e SHBA-së në Mal të Zi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë e ka konfirmuar për REL se një person ka tentuar të hyjë në oborrin e ambasadës dhe se policia malazeze ka reaguar menjëherë.

“Sot rreth orës 10:45 një person ka bërë përpjekje të hyjë në oborrin e ambasadës së SHBA-së në Podgoricë. Pjesëtarët e sigurimit kanë reaguar menjëherë duke e ndaluar dhe dorëzuar te autoritetet e policisë së Malit të Zi. Falenderojmë partnerët tanë të Malit të Zi për ndihmën dhe përkrahjen”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Podgoricë.

Pas këtij incidenti, pjesëtarë të policisë speciale kanë bllokuar edhe rrugën përreth ambasadës.

Gazeta “Vijesti” ka raportuar se sigurimi i ambasadës së SHBA-ve ka reaguar pasi një grup i azilkërkuesve kanë bërë përpjekje të hyjnë në objekt.

(Kosova Sot)