Politikanët shkatërrojnë shtetin, momenti i fundit për revoltë popullore

  • 29 March 2019 - 19:11
Politikanët shkatërrojnë shtetin, momenti i fundit për revoltë popullore

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni se si janë lodhur qytetarët me pushtetarët e inkriminuar kosovar të cilët kanë shkelur gjakun e dëshmorëve? Si iu bë thirrjeve politikanëve që mos të shkojnë më tek varret e dëshmorëve? Si i kanë harruar politikanët kosovar dëshmorët e kombit, viktimat dhe dëmet e luftës, e për vete i kanë bërë qindra miliona?

A duhet më në fund që populli të ngritët në një revoltë popullore që të ndal degradimin e shtetit, i cili çdo ditë e më shumë po shkon drejt shkatërrimit nën udhëheqjen e këtyre politikanëve të kriminalizuar?! Pse për popullin as zgjedhjet e reja, të cilat pritet të mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti, nuk janë zgjidhje? Pse pa marrë parasysh se cila parti po udhëheqë koalicionin, të gjitha partitë pa dallim, janë bërë pjesë e mafio-oligarkisë kriminale, pra të gjithë këta pushtetarë/politikanë të kriminalizuar në 20 vitet e fundit, përfshirë edhe qeverisjen kriminale të Shpend Ahmetit në Prishtinë, i cili u zgjodh dy herë kryetar nga LVV-ja?

Deri kur mafio-oligarkët do të mbesin të paprekur nga ligji, edhe pse janë kupola e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që mbështeten nga politika dhe e ushqejnë rregullisht atë? Si i prijnë listës së mafio-oligarkëve pikërisht vëllezërit Devolli, dhe nuk janë të vetmit, të cilët vetëm gjatë 10 viteve të fundit, zhvaten qindra miliona euro pa asnjë investim, duke filluar nga kontrata me ZMOBILE, pastaj monopole kriminale te homologimit, marrin leje e licenca, tenderë shumëmilionësh, kontrollojnë mediat përmes reklamave dhe financimeve të dyshimta? Si kanë shtrirje të pushtetit mafio-oligarkët edhe në politikë,duke filluar nga zyra e të parit presidentit të shtetit,kryeministrit, kryetarit të parlamentit,kryetarët e komunave, e në çdo institucion të të tria pushteteve, në të gjitha nivelet e deri te kompanitë publike e private-monopoliste?

Si kanë shtrirje mafio-oligarkët në çdo pore të institucioneve, në të tria pushtetet e ne te dy nivelet e qeverisjes? Pse kushdo që ua nxjerr të palarat, përballet me sulmet e pamëshirshme, shantazhe e kërcënime që burimin e kanë nga nëntoka mafioze e oligarkisë kosovare? A ishte te enjten një shkëndije shprese, se njerëzit e vetëdijesuar, opozita, sindikatat e shoqëria civile, mund të ndërmarrin një aksion serioz kundër oligarkëve,përfshirë edhe aksionin kundër klanit Pronto para terminalit doganor të Shkëlqim Devollit në Prishtinë, nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’, tani që është liruar dhe vetëpastruar tashmë nga Shpend Jahti me shokë, marioneta të shumë MAFIO-oligarkëve e familjeve mafioze me biznese të pista!?

Si e goditi me plot të drejtë VV-ja kompaninë e kriminalizuar 'Devolli Group', duke i cilësuar si sinonim i ekonomisë së kapur dhe “mbi ligjin”!? A duhet qytetarët të mobilizohen kundër mafio-oligarkisë kosovare, sepse sa më tepër forcohet ajo, aq më e errët do të jetë perspektiva e vendit? Pse populli nuk duhet toleruar një grusht njerëzish në pushtet e biznes, që ndajnë fitime të jashtëzakonshme mbi kurrizin e qytetarëve? A është momenti I fundit që të mos lihen më të qetë, por të përballen me presionin qytetar e më pas edhe me forcën e ligjit pas Vettingut në drejtësinë kosovare?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në “Kosova Sot”.