Vetëm revolta popullore gjunjëzon mafio-oligarkët dhe pushtetin e korruptuar

  • 30 March 2019 - 07:56
Vetëm revolta popullore gjunjëzon mafio-oligarkët dhe pushtetin e korruptuar

Zeqa: Qytetarët duhet të mobilizohen kundër kësaj klase politike dhe mafio-oligarkisë në përgjithësi, për shkak se këto janë të lidhura sikurse mishi me kockën me njëri-tjetrën

“Me politikëbërës të tillë mafiozë e oligarkikë dhe partitë që udhëhiqen prej tyre, për Kosovën dhe popullin e saj as zgjedhjet e reja, të cilat pritet të mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti, nuk janë më zgjidhje. Për aq më keq, pa marrë parasysh se cila parti udhëheq koalicionin, të gjitha pa dallim janë bërë pjesë e mafio-oligarkisë kriminale, përfshirë pushtetarë e politikanë të kriminalizuar, të cilët në 20 vitet e fundit mbesin të paprekur nga ligji, edhe pse janë vetë kupola e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend. Listës së mafio-oligarkëve i prijnë pikërisht vëllezërit Devolli, e nuk janë të vetmit, të cilët vetëm në 10 vitet e fundit zhvatën qindra miliona euro pa asnjë investim, duke filluar nga kontrata me ‘Z-MOBILE’, pastaj monopolet kriminale të homologimit, marrin leje e licenca, tenderë shumëmilionësh, kontrollojnë mediet përmes reklamave dhe financimeve të dyshimta etj.”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”

Qytetarët kosovarë janë të stërlodhur me këtë politikë kriminale që mendon vetëm për vete e jo për zhvillimin e vendit. Analistët thonë se pushtetarët kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe vizitat e tyre në varrezat e të rënëve janë ofenduese, si dhe që pushteti i ka harruar viktimat dhe dëmet e luftës, ndërsa kanë bërë pasuri përrallorë duke zhvatur pasurinë publike. Analistët theksojnë se populli duhet të ngrihet në një revoltë popullore që të ndalë degradimin e shtetit, i cili çdo ditë e më shumë po shkon drejt shkatërrimit nën udhëheqjen e këtyre politikanëve të kriminalizuar. Sipas analistëve, për fat të keq, as zgjedhjet e reja, të cilat pritët të mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti, nuk janë zgjidhje,pasi pa marrë parasysh se cila parti po udhëheq koalicionin, të gjitha partitë pa dallim janë bërë pjesë e mafio-oligarkisë kriminale, pra të gjithë këta pushtetarë/politikanë të kriminalizuar në 20 vitet e fundit, përfshirë edhe qeverisjen kriminale të Shpend Ahmetit në Prishtinë, i cili u zgjodh dy herë kryetar nga VV-ja.

Analistët pyesin se deri kur mafio-oligarkët do të mbesin të paprekur nga ligji, edhe pse janë kupola e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që mbështeten nga politika dhe e ushqejnë rregullisht atë. Sipas analistëve, listës së mafio-oligarkëve i prijnë vëllezërit Devolli dhe nuk janë të vetmit, të cilët vetëm gjatë 10 viteve të fundit zhvatën qindra miliona euro pa asnjë investim, dukë filluar nga kontrata me ZMOBILE, pastaj monopole kriminale të homologimit, marrin leje e licenca, tenderë shumëmilionësh, kontrollojnë mediat përmes reklamave dhe financimeve të dyshimta.

Analistët alarmojnë se mafio-oligarkët e kanë shtrirë pushtetin edhe në politikë, duke filluar nga zyra e të parit presidentit të shtetit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarët e komunave, e në çdo institucion të të tria pushteteve, në të gjitha nivelet e deri të kompanitë publikë e privatë-monopolistë. Këtë javë,theksojnë analistët, u ngjall një fije shprese, se njerëzit e vetëdijesuar, opozita, sindikatat e shoqëria civile, mund të ndërmarrin një aksion serioz kundër oligarkëve, përfshirë edhe aksionin kundër klanit ‘Pronto’ para terminalit doganor të Shkëlqim Devollit në Prishtinë, nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’, tani që është liruar dhe vetëpastruar tashmë nga Shpend Jahti me shokë, marioneta të shumë MAFIO-oligarkëve e familjeve mafioze me biznese të pista. Analistët potencojnë se VV-ja e goditi me plot të drejtë kompaninë e kriminalizuar 'Devolli Group', duke i cilësuar si sinonim i ekonomisë së kapur dhe “mbi ligjin”.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj: Bandat duhen shporrur nga pushteti

“Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë janë lodhur me banditët e majave të shtetit që e kanë kapur pushtetin dhunshëm, sepse tashmë këtyre u ka dalë boja dhe se dolën në shesh mashtrimet, rrenat dhe premtimet boshe, sepse këta kanë shkelur turpshëm edhe ligjet, Kushtetutën e vendit dhe mbi të gjitha kanë shkelur me dy këmbë edhe gjakun e derdhur lumë të dëshmorëve të kombit. Këta janë rrenacakë, hajna dhe tradhtarë po se po se të mos flasim për mashtrues.

Pra, dëshmorët nuk mund të durojnë kur të kalojnë këta langonj hajnash pranë varreve të tyre, sepse kur ka nisur lufta janë marrë vesh tjetër ndryshe dhe jo që këta kryehajna dhe këta kryelehaqenë të pasurohen hajnisht dhe të sigurojnë pasuri për njëzet breza dhe familjet e dëshmorëve të mos kenë t´iu shtrojnë fëmijëve bukë e kripë në sofër dhe të mos kenë as para për ilaçe. Dhe, kjo bëri që jo më pak se 50 ish-ushtarë të UÇK-së të bëjnë vetëvrasje dhe dëshmorëve të mos ia rregullojnë as varrin.

Këta kryebanditë të pushtetit bredhin hotele të botës, duke ngrënë dreka e darka pikërisht me këta gjakësorë dhe dukë harxhuar pamëshirshëm buxhetin e shtetit, djersen e taksapaguesve dhe dukë shkelur në gjakun e dëshmorëve. Për të shpëtuar këtë vend, sa më parë duhet ngritur në këmbë i gjithë populli kundër këtyre kryebanditëve që po e shkatërrojnë vendin dhe buxhetin e shtetit, për të ikur me marre dhe të mos kthehen kurrë me. Kryekancerët e Kosovës pa më të voglin dyshim janë banda serbiane DEVOLLI, që me direktiva të Beogradit, sipas kanaleve të posaçme, janë të detyruar për të shkatërruar Kosovën dhe për ta futur deri në vëllavrasje”, tha Reshat Badallaj - Zhuriani për “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri: Devollët, sinonim i ekonomisë së kapur

Gani Qarri thotë se “qytetarët e Kosovës janë lodhur e deprimuar aq shumë nga pushtetarët e kriminalizuar kosovarë, të cilët kanë shkelur edhe mbi gjakun e heronjve e të dëshmorëve, saqë përfundimisht kanë filluar t’u bëjnë thirrje publike sojit të tyre, që të mos u shkojnë më as te varret dëshmorëve, e denigrojnë edhe luftën dhe emrin e të rënëve për liri.

Kundër politikanëve të kriminalizuar, të cilët kanë harruar dëshmorët e kombit, viktimat dhe dëmet e luftës, kurse për vete kanë bërë qindra miliona dhe më në fund duan ta shesin edhe pjesën më vitale të Kosovës dhe shkatërrojnë tërësisht shtetin tonë të brishtë, populli duhet përfundimisht të ngrihet në një revoltë gjithëpopullore që të ndalë degradimin e mëtejmë të vendit, i cili me ta në krye çdo ditë e më tepër po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar. Me politikëbërës të tillë mafiozë e oligarkikë dhe partitë që udhëhiqen prej tyre, për Kosovën dhe popullin e saj as zgjedhjet e reja, të cilat pritet të mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti, nuk janë më zgjidhje. Për aq më keq, pa marrë parasysh se cila parti udhëheq koalicionin, të gjitha pa dallim janë bërë pjesë e mafio-oligarkisë kriminale, përfshirë pushtetarë e politikanë të kriminalizuar, të cilët në 20 vitet e fundit mbesin të paprekur nga ligji, edhe pse janë vetë kupola e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend”, vijoi më tej Qarri për “Kosova Sot”.

“Listës se mafio-oligarkëve i prijnë pikërisht vëllezërit Devolli, e nuk janë të vetmit, të cilët vetëm në 10 vitet e fundit zhvatën qindra miliona euro pa asnjë investim, duke filluar nga kontrata me ‘Z-MOBILE’, pastaj monopolet kriminale të homologimit, marrin leje e licenca, tenderë shumëmilionësh, kontrollojnë mediat përmes reklamave dhe financimeve të dyshimta etj. Fatkeqësisht, mafio-oligarkët kanë arritur ta shtrijnë pushtetin e vet te politikanët kryesorë të vendit, duke filluar nga zyra e presidentit të shtetit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarët e komunave dhe në çdo institucion te të tria pushteteve dhe në të gjitha nivelet, deri te kompanitë publike e private-monopoliste”, ka theksuar ai. “Mafio-oligarkët kanë depërtuar në çdo pore të institucioneve dhe kushdo që ua nxjerr të palarat, përballet me sulmet e pamëshirshme, shantazhe e kërcënime të cilat burimin e kanë nga nëntoka mafioze e oligarkisë kosovare. Vetëm të enjten që shkoi u vërejt një shkëndije shprese, se njerëzit e vetëdijesuar, opozita, sindikatat e shoqëria civile, mund të ndërmarrin një aksion serioz kundër oligarkëve, përfshirë edhe aksionin kundër klanit ‘Pronto’ para terminalit doganor të Shkëlqim Devollit në Prishtinë, nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’ tani që është liruar dhe vetë pastruar nga Shpend Jahti me shokë, e marioneta të shumë MAFIO-oligarkëve e familjeve mafioze me biznese të pista.

Ndaj pasi që VV-ja, me plot të drejtë e goditi kompaninë e kriminalizuar 'Devolli Group', duke i cilësuar si sinonim i ekonomisë së kapur dhe të vendosur “mbi ligjin”, duhet të mobilizohen edhe qytetarët kundër mafio-oligarkisë kosovare, sepse sa më tepër forcohet ajo, aq më e errët do të jetë perspektiva e vendit.

Populli i Kosovës se kapur nga mafia, nuk duhet toleruar më që një grusht njerëzish në pushtet e biznes, të cilët tash e 20 vjet ndajnë fitime të jashtëzakonshme mbi kurrizin e qytetarëve, të mbajnë ende pozitat e para, por është momenti i fundit që ata të mos lihen më, askund të qetë dhe të përballen me presionin e pareshtur qytetar e pavonuar edhe me forcën e ligjit pas Vetting-ut në drejtësinë e kalbur kosovare”, u shpreh Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Image
Florim Zeqa

Harresa e gjakut të dëshmorëve kaloi në disa faza
Analisti tjetër Florim Zeqa u shpreh për “Kosova Sot” se politikanët kosovarë ka kohë që i kanë harruar dëshmorët e kombit, viktimat dhe dëmet e luftës. Sipas tij, harresa e gjakut të dëshmorëve dhe viktimave të luftës ka kaluar nëpër disa faza.“Faza e parë fillon me përfundimin e luftës, ku disa prej "komandantëve" dhe "çlirimtarëve" të djeshëm u vërsulen për uzurpimin e banesave dhe pronave publike në kryeqytet e gjithandej Kosovës, duke e harruar në tërësi edhe pjesën veriore të vendit.

Me ardhjen në pushtet të "komandantëve" fillon faza e dytë e harresës së gjakut të dëshmorëve me uzurpimin e pushtetit dhe pasurimit nga zhvatja e buxhetit të shtetit. Ndërsa faza e tretë dhe finale e harresës së sakrificave sublime të popullit dhe harresës së ndihmës së pakursyer të miqve ndërkombëtarë për çlirimin e vendit, ka filluar me bërjen bashkë në pushtet e të ashtuquajturit krah i luftës, të cilët janë shkëputur skajshmërisht nga interesat e popullit, duke e vënë komplet aparatin shtetëror në shërbim të interesave personale, pasurim dhe punësim pa kritere në institucionet e shtetit të familjarëve të tyre dhe militantëve partiakë, ndërkohë që pjesës tjetër të popullatës që nuk është e lidhur me pushtetarët i ka mbetur vetëm një zgjidhje, ajo e largimit nga vendi”, ka theksuar Zeqa. “Pra, qytetarët e lodhur me pushtetarët milionerë, të korruptuar dhe tejinkriminuar kosovarë, me shpirt të thyer dhe zemër të plagosur janë duke i braktisur vatrat shekullore dhe me dhe me lot ndër sy janë duke i lënë varret e dëshmorëve, të bijve dhe bijave të tyre që ranë për lirinë e Kosovës..., duke i mallkuar deri në qiell kusarët e politikës që shkelën mbi gjakun e dëshmorëve dhe vranë ardhmërinë e shumë gjeneratave”, ka potencuar më tutje ai.“Domosdo mallkimi më i madh për politikanët milionerë që shkelën gjakun e dëshmorëve është thirrja që mos të shkojnë më tek varret e dëshmorëve,...për shkak se dëshmorët nuk ranë në altarin e lirisë për pasurimin e tyre, por për liri dhe mirëqenie të të gjithëve në këtë vend.

Mbase është momenti i fundit që populli të ngrihet në një revoltë popullore për ndaljen e degradimit të shtetit, i cili çdo ditë e më shumë po shkon drejt shkatërrimit nën udhëheqjen e politikanëve të papërgjegjshëm dhe pandërgjegjshëm,...ngase as zgjedhjet e reja, të cilat pritet të mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti, nuk janë zgjidhje.

Për shkak se, pa marrë parasysh se cila parti udhëheq shtetin, të gjitha partitë pa dallim janë bërë pjese e mafio-oligarkisë kriminale”, ka potencuar Florim Zeqa. Sipas tij, qytetarët duhet të mobilizohen kundër kësaj klase politike dhe mafio-oligarkisë në përgjithësi, për shkak se këto janë të lidhura sikurse mishi me kockën me njëri-tjetrën.

(Kosova Sot)