Filmoi masakrën në xhami dhe e publikoi në Facebook, ja reagimi i Mark Zuckerberg dhe mesazhi për përdoruesit

  • 31 March 2019 - 15:42
Filmoi masakrën në xhami dhe e publikoi në Facebook, ja reagimi i Mark Zuckerberg dhe mesazhi për përdoruesit

Mark Zuckerberg thotë se rregullatorët dhe qeveritë duhet të luajnë një rol më aktiv në kontrollimin e përmbajtjes së internetit.

Në një shkrim të botuar në Washington Post, shefi i Facebook tha se duhet më shumë përgjegjësi për monitorimin e përmbajtjes së dëmshme.

Ai bëri thirrje për ligje të reja në katër fusha: “Përmbajtja e dëmshme, integriteti i zgjedhjeve, privatësia dhe siguia a e të dhënave”.

Reagimi i Zuckerberg erdhi dy javë pasi një person i armatosur vrau të paktën 50 persona në një xhami në Christchurch dhe filmoi masakrën duke e transmetuar LIVE në Facebook.

“Ligjvënësit shpesh më tregojnë se ne kemi shumë pushtet mbi fjalën dhe sinqerisht mendoj edhe unë kështu”,shkruajti Zuckerberg, duke shtuar se Facebook-u po krijon një organ të pavarur në mënyrë që njerëzit të mund të apelojnë vendimet e tyre për atë që duhet postuar dhe çfarë duhet hequr.

(Kosova Sot)