Zjarret në pyje po asgjësojnë edhe botën shtazore

  • 31 March 2019 - 16:13
Zjarret në pyje po asgjësojnë edhe botën shtazore

Zjarret e shumta që po shkaktohen në  pyjet e Kosovës nuk po djegin dhe shkatërrojnë vetëm drunjtë dhe bimët e tjera, por edhe po asgjësojnë botën shtazore.

Një faqe në rrjetin social Facebook, eemëruar “Zjarrfikësit e Kosovës”, ka publikuar fotografi nga pjesët e djegura të pyjeve, ku shihen edhe lloje të ndryshme të kafshëve të djegura.

“Ti që me një fije shkrepëse po e ndezë një bjeshkë, shiko sa dëmin po e bënë.”  është shkruar përkrah fotografive të postuara, ku shihen të djegura vezët në fole, breshka dhe lepuri.

(Kosova Sot)