Vrasja e shqiptarit në burgun grek, gardianët nuk ndërhyjnë për ta shpëtuar

  • 31 March 2019 - 18:17
Vrasja e shqiptarit në burgun grek, gardianët nuk ndërhyjnë për ta shpëtuar

Kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin kur dy të burgosur, të armatosur me thika artizanale, ndjekin në korridoret e burgut viktimën shqiptare (me bluzë të bardhë), duke e qëlluar disa herë në mënyrë të pandalshme.

Mediat greke, ashtu siç edhe vihet re qartësisht në video, shprehen se në këtë moment kritik nuk ka asnjë ndërhyrje të gardianëve, edhe pse ngjarja ndodh në korridoret e burgut.

Gazeta ka një artikull të plotë që shpjegon se çfarë ndodh me mafien shqiptare brenda këtij burgu, çfarë po ndodh me dy avokatët që u arrestuan disa ditë më parë dhe që kanë lidhje me ta, kush është Arbër Bako, i cili u vra në janar të këtij viti, dhe çfarë ndodh gjithashtu me kontratat e vdekjes që në shumicën e rasteve nënshkruhen në këtë burg.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë akuzon gazetën në fjalë se, me publikimin e videos ndikon në procesin hetimor që është në zhvillim dhe çorienton opinionin publik.

Vlen të përmendet se, në burgun në fjalë, që mediat greke e krahasojnë me burgjet në Kolumbi apo Meksikë, nga viti 2018 e deri në janar të këtij viti janë regjistruar 10 përleshje të përgjakshme mes të burgosurve, ka pasur dhjetëra të lënduar, ndërsa 26 të burgosur kanë humbur jetën për arsye të ndryshme.

(Kosova Sot)