Ngjarjet e datës 1 prill

  • 01 April 2019 - 08:29
Ngjarjet e datës 1 prill

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU). (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti EPIK me rastin e trevjetorit të MSA-së. (Qendra Informative Kulturore e BE-së përball kinemasë ABC, ora 10.00)

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, mban konferencë për medie. (Salla e konferencave, te drejtoria e përgjithshme SHSKUK, ora 11.00)

Përurohet  kopshti me bazë në komunitet “Milingonat” në Kodrën e Trimave. (Ora 12:00)             

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton planin e veprimit për monitorimin e zbatimit të ligjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N- 303, ora 13:00)

Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e masakrës së Lybeniqit.

(Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 17:00) Bëhet hapja zyrtare e Universitetit të Pranverës. (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ora 17:00)

(Kosova Sot)