Tahiri: Idetë kreative në dialogun me Serbinë, shumë të rrezikshme

  • 01 April 2019 - 22:45
Tahiri: Idetë kreative në dialogun me Serbinë, shumë të rrezikshme

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka sulmuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për një “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe mes dy vendeve.

Tahiri ka thënë se “idetë kreative” në dialog me Serbinë janë shumë të rrezikshme.

“Idetë kreative janë shumë të rrezikshme. Ne nuk guxojmë në asnjë diskutim të lëmë hapësirë për ta vendosur në peshore atë që e kemi shpallur me 17 shkurt dhe vizionin tonë euro-atlantik”, ka thënë Tahiri.

Ai është ndalur edhe te vizita në Kosovë e deputetëve gjermanë.

“Qëndrimi i deputetëtve gjermanë ishte shumë i qartë. Në shekullin e njëzet e një nuk mund të ecësh përpara me mekanizma të shekullit të kaluar. Në Kosovë ekziston një realitet, nuk mund të zhbëhet Kosova. Gabimi i parë bëhet kur ka një tendencë të tillë”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot)