Vetëm VETTING-u i jep fund shtetit antiligjor dhe mafioz

  • 02 April 2019 - 07:53
Vetëm VETTING-u i jep fund shtetit antiligjor dhe mafioz

 Burjani: Për drejtësi s’ka çka flitet, ajo mbetet e kapur

" Pothuajse vetëm gazeta "KOSOVA SOT" është medie e lirë, e pavarur, e guximshme dhe si pushteti opozitë kundër të gjitha të këqijave publike e kombëtare të politikës, pushtetit dhe të drejtësisë në Kosovë, e cila përditë u bën gjyqin mediatiko-informativ korrupsionit dhe krimit të organizuar, fton politikën dhe shoqërinë civile për reagim dhe për ta ndryshuar gjendjen paralize ku kanë rënë ligji, drejtësia, shteti dhe demokracia, të cilat kanë bllokuar progresin dhe integrimin.

“KOSOVA SOT" i fton qytetarët që të angazhohen për lëvizjen e reformimit të drejtësisë, për VETTING-un, që do të ishte reforma jetike për Kosovën, pasi me VETTING-un do të merrte fund antiligji, padrejtësia dhe antishteti institucional që sundon sot në Kosovë prej kësaj elite të dëmshme politike dhe prej kësaj drejtësie antiligj dhe antidrejtësi”, thotë analisti Skënder Kapiti për “Kosova Sot”

Sistemi i drejtësisë në Kosovë po vazhdon të mbetet në dorë të klanit kriminal “Pronto” dhe klaneve të tjera kriminale, të cilat ashtu siç i emërojnë edhe i dirigjojnë e ndërhyjnë si te gjyqtarët, po ashtu edhe te prokurorët e policët në ndarjen, bllokimin e trafikimin e drejtësisë, theksojnë njohësit e fushës së drejtësisë. Këto klane mafioze që udhëhiqen nga nëntoka dhe politika kriminale,sipas analistëve, ushtrojnë ndikim të fortë të zhvillimi i hetimeve e deri te ngritja e aktakuzave.

Si rrjedhojë gjithnjë e pëson i dobëti, ndërsa ‘peshqit e mëdhenj’ gjithnjë dalin pa u hyrë siç thonë “thera në këmbë”. Analistët potencojnë se kapja e drejtësisë prodhon pasoja të jashtëzakonshme në zbatimin e njëanshëm dhe me standarde të dyfishta të ligjit.

Image
Skender Kapiti

Shtet i kapur, drejtësi e kapitulluar

Analisti Skënder Kapiti vlerëson se kur sistemi i drejtësisë kapet dhe u shërben klaneve të oligarkëve politikë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, aty shteti ligjor nuk funksionon, por sundojnë antiligji e antishteti.“Drejtësia në një shtet të tillë është një zgjatim i politikës dhe pushtetit të keq, antipublik dhe antikombëtar. Sistemi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, kur ato montohen në sistemin politik, ekzekutiv, gjyqësor, por edhe në atë mediatik, kjo është gjendja më e rëndë ku bie edhe shteti, edhe shoqëria, si një gjendje anarkie pseudodemokratike.

Është për të ardhur keq pasi për këtë gjendje fajtore është edhe vetë shoqëria civile shqiptare, e cila nuk reagon në emër të së vërtetës, të së drejtës dhe të demokracisë kundër kësaj klase politike dhe kësaj drejtësie politike të kriminalizuar e të korruptuar”, u shpreh ai.“Unë e ndjek median, sidomos shtypin e shkruar, gazetarinë.

Por konstatoj diçka për të ardhur keq, se si edhe shumica e mediave kanë rënë pre e mercenarizmit politik, materialist dhe e dritëshkurtësisë së interesave të pronareve të tyre. Pothuajse vetëm gazeta "KOSOVA SOT" është medie e lirë, e pavarur, e guximshme dhe si pushteti opozitë kundër të gjitha të këqijave publike e kombëtare të politikës, pushtetit dhe të drejtësisë në Kosovë, e cila përditë u bën gjyqin mediatiko-informativ korrupsionit dhe krimit të organizuar, fton politikën dhe shoqërinë civile për reagim dhe për ta ndryshuar gjendjen paralize ku kanë rënë ligji, drejtësia, shteti dhe demokracia, të cilat kanë bllokuar progresin dhe integrimin."KOSOVA SOT" i fton qytetarët që të angazhohen për lëvizjen e reformimit të drejtësisë, për VETTING-un, që do të ishte reforma jetike për Kosovën, pasi me VETTING-un do të merrnin fund antiligji, padrejtësia dhe antishteti institucional, që sundon sot në Kosovë prej kësaj elite të dëmshme politike dhe prej kësaj drejtësie antiligj dhe antidrejtësi”, ka potencuar Kapiti për “Kosova Sot”.

 

Image
Blerim Burjani

Burjani: Pa i larguar nga pushteti, qeverisja ‘Pronto’ nuk i ndal skandalet

Analisti Blerim Burjani thekson se “sistemi i qeverisjes ‘Pronto’ do të mbetet përderisa nuk ka ndryshim evolutiv në politik dhe qytetarët nuk i votojnë më.

Në rast se këta mbeten në pushtet do të ketë stagnim plotësisht, uzurpime të pasurive publike, nepotizëm, pra do të mbetet gjendja që është, në votën e qytetarëve varet a do të vazhdojë kjo gjendje apo do të ndalet. Në këtë situatë nuk ka zgjidhje pa i hequr prej politike të gjithë këta politikanë aktualë që janë produkt i filozofisë për të plaçkitur asetet publike dhe zhvatur paranë publike. Për drejtësi s’ka çka flitet, ajo mbetet e kapur”.

(Kosova Sot)