Do të angazhohemi që të vazhdojë dialogu dhe të mos ketë ndryshim kufijsh

  • 02 April 2019 - 15:53
Do të angazhohemi që të vazhdojë dialogu dhe të mos ketë ndryshim kufijsh

Dy deputetët e Bundestagut, Peter Bayer dhe Christian Schmitt, e kanë përsëritur edhe në Beograd para syve të Vuçiqit qëndrimin e kancelares Angela Merkel , se Gjermania është kundër idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania është e angazhuar për të gjetur mënyra që të intensifikohet dialogu, në mënyrë që të rhet paqja dhe stabiliteti e prosperiteti ekonomik,  dhe gjithashtu do të angazhohet për të mos pasur ndryshim të kufijve”, kanë thënë deputetët gjerman në tryezën e takimit me kreun e shtetit serb.

Në anën tjetër Vucic është ankuar për taksën që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj produkteve serbe, duke kërkuar nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian që të bëjën më shumë presion për heqjen e asaj mase e cila sipas tij e ka bllokuar dialogun e Brukselit.

 Siç njofton zyra për media e presidencës, Vucic gjithashtu presidenti serb ka bërë thirrje për përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit, duke kërkuar kështu edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ata kanë vendosur masa ant-civilizuese për produktet serbe dhe të Bosnjës, dhe kanë miartuar një platformë që është plotësisht në kundërshtim me vazhdimin e dialogut”, citohet të ketë thënë Vucic

Vucic e ka pranuar se për çështjen e Kosovës kanë qëndrime të kundërta me shtetin gjerman, por thotë se gjermanët e dinë se çfarë kërkon pala serbe, dhe gjithashtu edhe vetë Serbia e di se çfarë po kërkon Gjermania.

“Unë jam  i hapur të dëgjoj njerëzit inteligjentë dhe idetë e atyre që dëshirojnë të vendsoin paqe në rajonin e Ballkanit”, është shprehur Vucic.

Në fund kreu i shtetit serb ka thënë se Gjermania është një nga partnerët më të fuqishëm ekonomik të Serbisë.

Qëndrimin kundër korrigjimit të kufijve, dy deputetët gjerman e kanë përsëritur edhe përgjatë vizitës së tyre në Kosovë.

(Kosova Sot)