Nëna 33-vjeçare martohet me burrin 65-vjeçar, thonë se kurrë nuk kanë qenë më të lumtur

  • 02 April 2019 - 15:56
Nëna 33-vjeçare martohet me burrin 65-vjeçar, thonë se kurrë nuk kanë qenë më të lumtur

Një çift në Britani të Madhe rrëfejnë se si janë fejuar vetëm tri javë pasi janë njoftuar me njëri-tjetrin dhe si janë martuar në po atë vit, ndonëse burri është 32 vjet më i vjetër se gruaja.

Gruaja që tashmë është 40-vjeçare, Charity Wilson, nga qyteti Cheshire, e kishte takuar për herë të parë mësuesin e kimisë, Davidin, tashmë 72-vjeçar, gjatë një tubimi të të krishterëve në vitin 2012.

Davidi thotë se ra në dashuri me gruan e tij në shikim të parë dhe i bëri propozim për lidhje menjëherë, por pasi ajo nuk ishte e interesuar për një gjë të tillë në atë kohë, nuk e kishte marrë seriozisht ofertën e burrit.

Sidoqoftë, pas vetëm tri javësh nga takimi i parë, Charity e kuptoi se kishte rënë në dashuri me Davidin dhe kur ai sërish i propozoi lidhje, ajo e pranoi atë me gëzim.

Çifti u martua vetëm tetë muaj më vonë dhe janë të dashuruar që nga ajo kohë, ndonëse gruaja i ka dy vajza nga një marrëdhënie e kaluar. Ato madje e thërrasin “baba” burrin e dytë të nënës së tyre.

Përderisa marrin shumë shikime të çuditshme nga njerëzit e panjohur për shkak të dallimit të madh në moshë, ata kurrë më parë nuk janë ndier më të fortë së bashku pasi kanë kaluar shumë sfida.

Duke folur për momentin e takimit, Charity thotë: “Nuk isha duke e kërkuar dashurinë, por ne u bëmë miq dhe unë rashë në dashuri. Nuk prita që ai të më propozonte lidhje, prandaj kur ai e bëri një gjë të tillë, për mua ishte një shok goxha i madh”.

“Ajo që më tërhoqi më shumë tek ai është personaliteti dhe bukuria e tij. Ne i përkasim besimit të njëjtë dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta për shkak të fesë, prandaj kjo gjë ka pasur rol shumë të rëndësishëm”, tha Charity.

Lidhur me dallimin e madh në moshë, ajo tha: “Njerëzit më pyesin për këtë dallim, por mua duhet të ma kujtoni moshën e tij, sepse as nuk më vjen në mendje. Ndoshta kjo gjë më bie ndër mend vetëm atëherë kur na pyesin për datën e lindjes”.

Ajo shtoi se mosha nuk është e rëndësishme në dashuri dhe se burri i saj duket më i ri sesa vitet që ka, prandaj kjo e bën atë një gjentëlmen të vërtetë, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot)