Grapci: Pushtetarët kërkojnë hise në projekte

  • 02 April 2019 - 17:21
Grapci: Pushtetarët kërkojnë hise në projekte

“Pas këtyre deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, me siguri tani shumë analistë do të thonë: Po, Maqedonia e ka ndryshuar emrin, prandaj tani ka investime.

Nëse është çështja e emrit të Kosovës që po i pengon investitorët për të investuar, atëherë pse jo, edhe Kosova le ta ndryshojë emrin.

Por, çështja e krejt kësaj nuk është emri, por janë politikanët që po udhëheqin këtë shtet thuajse për 11 vjet. Në Kosovë është e kundërta, në vend se politikanët t’i ndërpresin akuzat ndaj njëri-tjetrit dhe të luftojnë për normalizimin e ekonomisë dhe punësimit, ata çdo ditë përlahen në Parlament dhe nëpër rrugë, kurse nga zyrat e tyre i largojnë investitorët, duke u kërkuar haraç apo të jenë pjesëmarrës në projekte. Le ta marrim shembull Maqedoninë.

Ky shtet, edhe pse është pjesë e Ballkanit, ata kanë ditur si t’i tërheqin investitorët e huaj. Pse në Maqedoni ka sukses?

Për shkak se Maqedonia gjithmonë u ka ofruar investitorëve kushte të volitshme për investim dhe për ndonjë truall-tokë në zonën që investitori ka kërkuar”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot”, analisti Dardan Grapci.

(Kosova Sot)