43 vjeçarja që akuzon Joe Biden për ngacmim jep detaje rreth rastit

  • 02 April 2019 - 20:23
43 vjeçarja që akuzon Joe Biden për ngacmim jep detaje rreth rastit

Amy Lappos, 43 vjeçarja që akuzoi ish-zëvendëspresidentin amerikan Joe Bidenin për sjelle të papërshtatshme ka folur për herë të parë publikisht rreth shqetësimeve të saj.

Gjatë kohës kur ajo pretendon se u keqpërdor nga Biden, thotw ishte pjesë e fushatës si kandidate për kongres.

“Kur ai ishte duke u larguar, ai e preku hundën time me të tijën, dhe për një moment besova se dëshiron të më puthte” tha Lappos.

“Unë madje bëja shaka me shoqëri se zv.presidenti tentoi që ta bënte me mua, por tani nuk është më një shaka” shtoi ajo.

367949

Lappos tha se ajo nuk ka dashur që ta bëjë publike rastin e saj, por kur doli rasti i Lucy Flores, ajo vendosi që edhe ajo ta tregojë historinë e saj.

Në përgjigje ndaj akuzave të Floresit, zëdhënësi i Bidenit, tha se gjatë fushatave Bideni gjithmonë ka tentuar që të dhurojë përqafime dhe rahati për kandidatët e tjerë, por Biden ende nuk është përgjigjur për akuzat e Lappos.

Lappos e ka quajtur ‘shpifje’ deklaratën e Biden se ai gjithmonë ka shfaqur ndjenja afeksioni gjatë kohës së fushatave.

“Kush dëshiron afeksion në vend të punës? Vendi i punës nuk është një kafene, çdo person duhet ta respektojë hapësirën personale të tjetrit. Kur e lexova historinë e Flores, vërtetë e dija se si ndjehet ajo”, tha Lappos në një intervistë për DailyMail.

Edhe pse Lappos nuk e pohon se një veprim i tillë ishte seksual, ajo thotë se një veprim i tillë e bëri që të mos ndihet rahat.

“Nuk ishte seksual, nuk mendoj ashtu, por ishte tmerrësisht jo e rehatshme, dhe ajo përshëndetje nuk është një lloj që dikush mund ta bëjë me një kongresmene”, përfundoi Lappos.

(Kosova Sot)