Fshati i braktisur synon të bëhet vend turistik

  • 03 April 2019 - 16:01
Fshati i braktisur synon të bëhet vend turistik

I daim Kryeziu nga fshati Arbri thekson për gazetën "Kosova Sot" se falë donatorit Besnik Shala, me punë në Gjermani, tani po rinovohet xhamia re dhe po bëhet projekti për renovimin xhamisë 300 vjeçare. "Aktualisht jemi duke përgatitur tabelat vendosëse për Shtabet e luftës. Kurse atje presim nënshkrimin e një kontrate për kala të luftës identifikues e të UÇK-së e ku aty do të jetë edhe muzeu nga lufta e fundit. Besojmë po kështu se atje tashmë do të fillojë rikthimi ku jetojnë vetëm tri familje", është shprehur ai. Sipas tij, nxënësit e këtij fshati tashmë udhëtojnë për në shkollë në " Lagjen e Trimave" sepse atje s'ka kushte mësimi. "Edhe pse fshat është pothuajse i braktisur, para pesë vitesh atje qeveria shtroi rrugën me asfalt. Por,tash ajo rrugë po dëmtohet tej mase. Një ishbanor i këtij fshati tani kuvendar në Prizren, Kastriot Krasniqi thotë se tani e disa herë e ka ngritur problemin e rrugës për Leskovec që po dëmtohet ditë për ditë. Fshati Arbëri, sipas tij, është ndoshta i vetmi në Kosovë që nxënësit udhëtojnë nga fshati për qytet nga klasa e parë. 

Banorët dalloheshin për kultivimin e dredhëzave

Profesor Ilam Berisha theksoi për "Kosova Sot" se dikur ky ishte fshati më i zhvilluar në këtë pjesë të Vërrinit . "Zhvillimi i këtij fshati ishte i përqendruar në zhvillimin sidomos të blegtorisë. Tufat e deleve, pastaj dhive të këtij fshati, thuhet se ishin të njohura në gjithë komunën e Prizrenit e më gjerë". Por, ajo që banorët e këtushëm i dallonte ishte kultivimi i dredhëzave dhe qershive me të cilat Berisha shpjegon se njiheshin këta banorë edhe përtej Kosovës. Por meqë shumë banorë të këtij fshati pos blegtorisë kishin marrë herët edhe rrugën e kurbetit, atëbotë këtu ky fshat kishte edhe avancim të dukshëm duke sjellë banorët e këtij fshati nga vendet ku punonin. Por, herët në këtë fshat që pas viteve 1960 nga Arbëria banorët filluan ta lëshojnë fshatin, duke tentuar të zbresin ose në Prizren,ose të shkojnë edhe më tej. Ishin shumë familje atje deri në vitet e 90, kohë kur atje disi fshati filloi të harrohet, por në fakt në këtë fshat brenda e tij nuk ishte ashtu, sepse atje veç kishte filluar zjarri i organizimeve të ndryshme me qëllim të organizimit për të shprehur moskënaqësinë e kohës. Gjatë luftës atje fshati u dëmtua tej mase sepse Serbia gjatë kohës së luftës mësoi rëndësinë e këtij fshati. Lufta dogji të thuash 95 për qind të fshatit. Tani atje mbijetojnë vetëm 3 familje. 

Investimet nga komuna rikthejnë shpresën

Aktualisht përgjegjësi i këtij fshati Hajredin Berisha shpjegon se deri para dy vitesh këtu ishte lemeri. "Por falë investimeve nga komuna e Prizrenit arritën të rikthejnë shpresën se edhe këtu do të rikthehen jeta", pohon ai për gazetën "Kosova Sot". Kurse Shkodran Berisha,veprimtar i këtij fshatit, tani banor në Prizren, flet me admirim për guximin e luftëtarëve të lirisë të këtij fshati. Por, ajo që gëzon këtë fshat është lajmi se janë 50 familje që kanë marrë vendim të rikthehen atje, ku presin të merren me blegtori, e mbi 12 familje kthehen nga shtetet perëndimore. Në këtë fshat mendojnë ta bëjnë një pikë turistike, e cila do të jetë urë lidhëse deri në kala dhe mendojmë që të ardhmen do ta lidhim këtë rrugë me Cvilenin. Diku përskaj fshatit është një plep, që quhet plepi i Sallait, e që është qindravjeçar. Nga 100 shtëpi sa kishte para luftës, kanë mbetur edhe 3 familje, tregon prof. Berisha. Sipas tij, kthimi i banorëve dhe vendosja që ky fshat të jetë një fshat turistik i bën nder Prizrenit dhe Kosovës.

(Kosova Sot)