Sherifi: Albin Kurti është hipokrit, kur zbret nga pushteti të vjen në shtëpi

  • 04 April 2019 - 14:47
Sherifi: Albin Kurti është hipokrit, kur zbret nga pushteti të vjen në shtëpi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se lideri i Vetëvendosjes është hipokrit pasi, sipas Sherifit, të shanë kur je në pushtet dhe të vjen në shtëpi kur bjen nga pushteti.

Në një postim në Facebook, Sherifi ka shkruar për “Pushtetin dhe hipokrizinë e Albin Kurtit!”

Sipas shefit të GP të Nismës, Kurti e shpall hajn dhe kriminel atë që është në pushtet.

“Mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” madje edhe “ARGAT i SERBISË”!”, thuhet në shkrimin i Sherifit.

Ndërkaq, ai thotë se secili që bie nga pushteti, Kurti i ofron partneritet dhe i shkon në shtëpi.

“Sapo të “zbresësh” nga pushteti ku ke “vjedhë”, ku “ke tradhtuar interesat e vendit duke bërë Argatin e Serbisë”, ai të vjen në shtëpi dhe të ofron PARTNERITET për të ardhur së bashku në pushtet! Hipokrizia nuk ka brirë!”, ka shkruar Sherifi.

Duket se ai ka aluduar në raportet që tash ka lideri i VV’së me ish-kryeministrin Isa Mustafën, me të cilin disa herë kanë pasur takime në shtëpinë e këtij të fundit. 

(Kosova Sot)