Putin dhe Netanyahu takohen në Moskë

  • 04 April 2019 - 15:42
Putin dhe Netanyahu takohen në Moskë

Raportohet se dy liderët diskutuan ngjarjet në Siri, disa ditë para se Netanyahu të garoj për ri-zgjedhje.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu qëndroi ne Moskë të enjten për bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin, 5 ditë para zgjedhjeve parlamentare të fillojnë në Izrael.

Votimi shihet si një referendum për Netanyahun, i cili po ashtu ka bërë fushatë për nivelin e tij në politikat e huaja dhe marrëdhëniet me liderët botërorë.

Udhëtimi në Moskë u bë me kërkesë të Netanyahut dhe erdhi një javë pas vizitës në Washington, ku takoi presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Al Jazeera.

Kryeministri i Izraelit, i cili po përballet me një sfidë të vështirë zgjedhore nga një ish-shef i njohur ushtarak dhe është i tronditur nga një seri akuzash për korrupsion, vazhdimisht ka kërkuar ta përqendrojë vemëndjen në historinë e tij në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet e tij me Trumpin.

Netanyahu po ashtu ka mikpritur presidentin Brazilian Jair Bolsonaro në Jerusalem në fillim të kësaj jave.

Ai po synon mandatin e pestë në këto zgjedhje të enjten e ardhshme.

Para se të niset nga Izraeli, Netanyahu tha se ai dhe Putin do të “diskutojnë ngjarjet në Siri” përfshirë “bashkëpunimin e ngushtë në mes ushtrive tona”

Kremlini tha në fillim të kësaj jave se ata do t’i shkëmbenin idetë dhe informatat gjatë një takimi të shkurtër, ky është takimi i tretë i dy liderëve në muajt e fundit.

Izraeli dhe Rusia kanë një temë të nxehtë ushtarake për të koordinuar operacionet e forcave ajrore në shtetin fqinj Sirinë, ku lufta civile atje ka hyrë në vitin e nëntë.

“Vlerat e përbashkëta”

Të mërkurën, një ditë para takimit, ushtria izraelite ka njoftuar rikthimin e eshtrave të mbetur të një ushtari izraelit të lindur në SHBA i cili ishte i zhdukur që nga viti 1982 në betejën me forcat siriane në jug të Libanit si pasojë e pushtimit të vendit nga Izraeli.

(Kosova Sot)