Krasniqi: Nga sjellja arrogante e politikanëve, Kosova po zbrazet

  • 04 April 2019 - 17:04
Krasniqi: Nga sjellja arrogante e politikanëve, Kosova po zbrazet

“Papunësia në Kosovë është shumë më e lartë sesa në statistikat e Entit të Punësimit dhe raportit të Bankës Botërore. Raporti për numrin e të papunëve, që del nga Enti i Statistikave të Kosovës, është thjesht një manipulim me opinionin.

Nga ky Ent statistikat nuk përkojnë me realitetin, ku herë dalin me 30 për qind numrin e të papunëve e herë me 27 për qind të të papunëve, kurse në realitet mbi 50-60 për qind janë të papunë.

Shkatërrimi i ekonomisë, punësimet familjare dhe partiake, mungesa e perspektives, sjelljet arrogante të politikanëve, kanë bërë që Kosova të zbrazet, e sidomos të rinjtë e këtij vendi që përbëjnë 80 për qind të popullatës.

Unë nuk pres që këta të reflektojnë për këtë gjendje që vetë e kanë krijuar. Ata janë dhënë pas pasurimit të tyre, shkatërrim të ekonomisë dhe shtetin duke e trajtuar si pronë të tyre private”, theksoi analisti Faik Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)