Policia jep detaje për rrëshqitjen e dheut në Dragodan, punëtori jashtë rrezikut për jetë

  • 05 April 2019 - 14:21
Policia jep detaje për rrëshqitjen e dheut në Dragodan, punëtori jashtë rrezikut për jetë

Një punëtor ka marrë lëndime trupore si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lagjen Dragodan të Prishtinës. Ai ka qenë duke punuar në një kanal i cili është përfshirë nga rrëshqitja e dheut. I njejti është dërguar për trajtim mjekësor në QKU dhe është jashtë rrezikut për jetë, ka konfirmur policia.

Agron Borovci nga policia rajonale e Prishtinës tha se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Rreth ores 14:00 eshte marre i formata per rastin.

Dyshohet qe perderisa ka qene duke punuar ne nje kanal, pjeserisht eshte perfshire nga rreshqitja e dheut.

Viktima eshte derguar ne QKUK per trajtim mjekesore dhe eshte jashte rrezikut per jete”, tha Borovci.

Ndryshe, në këtë lagje të Prishtinës ka pasur edhe në të kaluarën rrëshqitje të dheut.

Media ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot)