Samiti BE-Kinë ngec për shkak të tensioneve mbi tregtinë dhe të drejtat e njeriut

  • 05 April 2019 - 15:22
Samiti BE-Kinë ngec për shkak të tensioneve mbi tregtinë dhe të drejtat e njeriut

Tensionet mbi tregtinë, investimet dhe të drejtat e minoriteteve mund të pengojnë Kinën dhe Bashkimin Evropian për të arritur një marrëveshje të përbashkët në samitin e javës së ardhshme, thanë katër diplomatë të premten në Bruksel, duke shuar përpjekjet evropiane për një qasje më të madhe në tregjet kineze

Të alarmuar nga dominimi i mundshëm i kinës në industritë strategjike evropiane, liderët e BE-së kanë kërkuar muajin e kaluar që të përgatitet një samit më 9 prill, përmes të cilit do të jepet një mundësi për të forcuar raportet dypalëshe, duke u pajtuar se ajo çfarë do të thonë do të ishte një qëndrim i sigurt kundrejt Pekinit, shkruan “Reuters”,

Sipas konventave diplomatike, qëndrimet e përbashkëta lëshohen në përfundimet e samiteve të përbashkëta të profileve të larta për të formalizuar politikën.

Sipas një plani punues të mëhershëm të komunikatës së fundit BE-Kinë, Bashkimi Evropian ka synuar të detyrojnë Pekinin për të kompletuar bisedimet për një marrëveshje investimi dhe të obligohet të largojë ato që BE-ja thotë se janë pengesa të padrejta për tregti.

BE-ja po ashtu dëshironte t’i tregojë SHBA-së se lufta tregtare nuk ishte e vetmja mënyrë për të bërë Pekinin ta zhbllokojë atë.

Por, zyrtarët kinezë kanë larguar ose ndryshuar shumë nga ato referenca, thanë diplomatët e BE-së, duke ngritur mundësinë për një anulim të komunikatës së përbashkët, pasi kryeministri kinez Li Keqiang, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe President i Këshillit Evropian Donald Tusk të jenë takuar.

“Është një rrëmujë, dhe ne po ballafaqohemi me mundësinë për të mos pasur qëndrim,” tha një diplomat i lartë i BE-së.

Adresime të tjera të BE-së për të siguruar Evropianët se Kina është e angazhuar për t’u ballafaquar me sulme nga hakerët kompjuterikë dhe për të përmirësuar liritë fetare për pakicën myslimane Uighur që gjithashtu po del të jetë e vështirë”, u shprehën diplomatët./Përktheu: Arbër Jashari

(Kosova Sot)