Zbulohet: Ja ku janë të stërvitur Baton Haxhiu dhe Edi Rama, Hashim Thaçi po...

  • 05 April 2019 - 15:23
Zbulohet: Ja ku janë të stërvitur Baton Haxhiu dhe Edi Rama, Hashim Thaçi po...

Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se Bodo Weber thjesht ka zbuluar një mekanizëm, të cilin ai e sheh si të rrezikshëm për stabilitetin në rajonin tonë.

“Kjo do të thotë se ai ka gjithashtu këshilltarë të zotë. Një prej këshilltarëve më të afirmuar të tij është Baton Haxhiu. Thaçi nuk ka kapacitete intelektuale që t'i realizojë me kaq sukses këto procese dhe operacione antishqiptare.

Image
Enver Bytyçi

Prandaj ai nuk i ndahet dhe çmon aq shumë Baton Haxhiun dhe mëson nga intrigat e tij e të Edi Ramës. Batoni është stërvit në shkollat e sigurimit serb, ndërsa Rama në shkollat e sigurimit Soros. Si tre musketierë të pandashëm antishqiptarë ata veprojnë në koordinim të plotë me Aleksandër Vuçiq dhe me të gjitha lobet antishqiptare në botë. Bodo Weber thjesht ka zbuluar një mekanizëm, të cilin ai e sheh si të rrezikshëm për stabilitetin në rajonin tonë. Por mekanizmat që përdorin këta të lartpërmendurit janë të shumtë dhe perfid. Nuk ka rast të dytë si kjo që po ndodh me Kosovën, kur atë e kërcënojnë vetë president i saj dhe dy shqiptarë të tjerë në shërbim të Serbisë e të Rusisë”.

Kujtojmë se Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se politikanët perëndimorë thonë që presidenti Hashim Thaçi po e shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale. Poashtu, Weber ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është personi kyç, e cila jetësoi temën e kufijve në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe se Mogherini e bëri gjithë këtë për të shpëtuar reputacionin e vet qe nuk e ka.

(Kosova Sot)