Aksident i rëndë, përplaset për vdekje kalimtari

  • 05 April 2019 - 17:49
Aksident i rëndë, përplaset për vdekje kalimtari

Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet në fshatin Radë të Gjirit të Lalëzit në Durrës.

Viktima është shtetasi me iniciale S.D. 87 vjeç. Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin me iniciale E.Q, 37 vjeç, i cili aksidentoi të moshuarin.

Në vendin e ngjarjes po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

(Kosova Sot)