Barr mbron mënyrën e trajtimit të raportit “Mueller”

  • 05 prill 2019 - 19:04
Barr mbron mënyrën e trajtimit të raportit “Mueller”

Prokurori i Përgjithshëm William Barr po mbron mënyrën se si e trajtoi raportin e Prokurorit Special Robert Mueller për hetimin e Rusisë. Ai thotë se dokumenti konfidencial përmban material delikat të jurisë së madhe, gjë që e pengoi atë që ta publikonte menjëherë për publikun.

Barr e bëri këtë deklaratë si përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura se përmbledhja e tij katër faqëshe me përfundimet e hetimit të Mueller, jepte një panoramë të favorshme për Presidentin Trump, përfshirë çështjen kryesore, nëse presidenti ishte përpjekur të pengonte drejtësinë.

Komisioni Juridik në Dhomën e Përfaqësuesve, i udhëhequr nga demokratët, votoi të mërkurën për të autorizuar dorëzimin e raportit të plotë të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller të hetimit mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Barr e dorëzoi përmbledhjen e raportit të Mueller dy ditë pas pranimit të raportit më 22 mars.

Ai tha se nuk kishte synuar që përmbledhja të ishte dokument ku jepeshin të gjitha hollësitë e hetimit të Mueller.

Prokurori i Përgjithshëm Barr pritet ta publikojë të gjithë raportin e Prokurorit Special Mueller, me disa redaktime, deri në mes të prillit.

(Kosova Sot)