Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

  • 05 prill 2019 - 19:49
Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Fundjava do të jetë me vranësira dhe intervale me diell, të dielën riga lokale shiu, ndërsa javën e ardhshme moti do të jetë më freskët dhe me shi.

6.04 – Kryesisht me vranësira, erë dhe intervale me diell.

7.04 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu.

8.04-9.04 – Më freskët, kryesisht vranët, ditën e hënë me reshje më të qëndrueshme shiu, e të martën kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

10.04 – Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu gjatë orëve të paradites.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 6C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri në 17C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 3-13m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

Image

(Kosova Sot)