Harrojeni botoksin, vjen një metodë shumë më efikase

  • 05 April 2019 - 21:39
Harrojeni botoksin, vjen një metodë shumë më efikase

Vitamina C është e famshme për luftimin e shenjave të plakjes

Njëra nga klientet e këtij brendi, Tahnee, së fundmi arriti të largonte rrudhat nga këndi i jashtëm i syve pa asnjë injeksion, duke përdorur preparatet “Eye Do” (158 dollarë) dhe “Eye Dream” (138 dollarë) për vetëm tre muaj

Një kompani australiane e përkujdesjes ndaj lëkurës është duke bërë bujë në këtë industri, për shkak se iu ndihmon femrave ta heqin qafe pigmentimin e tyre, si dhe të largojnë rrudhat për vetëm disa muaj.

“Liberty Belle Rx” është një gamë produktesh të sajuar nga kirurgu i njohur plastik nga Melburni, Dr. Chris Moss, i cili thotë se ato ofrojnë rezultate të jashtëzakonshme pa nevojë për botoks, apo kirurgji kozmetike.

Largimi i rrudhave

Njëra nga klientet e këtij brendi, Tahnee, së fundmi arriti të largonte rrudhat nga këndi i jashtëm i syve pa asnjë injeksion, duke përdorur preparatet “Eye Do” (158 dollarë) dhe “Eye Dream” (138 dollarë) për vetëm tre muaj.

Ajo e filloi trajtimin më 12 tetor të vitit 2018 dhe, deri më 15 janar të këtij viti plotësisht ka transformuar pamjen e saj.

Ngjashëm me këtë, artistes së grimit Lisa Cathcart iu deshën vetëm tetë javë që ta shihte një dallim të madh në melazmën e saj (dëmtim i lëkurës nga dielli), si dhe në pigmentimin e lëkurës.

“Kisha provuar çdo preparat të mundshëm dhe nuk doja që shoqet më të ngushta të më shihnin pa një tonelatë korrektori dhe baze kozmetike”, thoshte ajo.

Pastrimi i zonave problematike

Derisa i afrohej dasma, Lisa vendosi që ta përdorte koleksionin, si tentim i fundit për ta pasur një lëkurë më të pastër dhe, mbeti e befasuar nga rezultatet.

Ajo u mbështet te kremi zbardhues “Bright Star” (158 dollarë) dhe “Next Level” (138 dollarë), serum trefish i vitaminës C, për të pastruar zonat problematike.

Vitamina C është e famshme për luftimin e shenjave të plakjes dhe të largimit të çdo ënjtje që mund të keni.

Janë të shumta komentet e femrave në rrjetet sociale, që ngrehin në qiell këto produkte, duke bërë be në efikasitetin e tyre.

Derisa i afrohej dasma, Lisa vendosi që ta përdorte koleksionin, si tentim i fundit për ta pasur një lëkurë më të pastër dhe, mbeti e befasuar nga rezultatet. Ajo u mbështet te kremi zbardhues “Bright Star” (158 dollarë) dhe “Next Level” (138 dollarë), serum trefish i vitaminës C, për të pastruar zonat problematike.

(Kosova Sot)