Sigurimi i një lokali në Dragodan rreh katër persona, në këtë përleshje pati edhe të shtëna me armë

  • 06 April 2019 - 11:55
Sigurimi i një lokali në Dragodan rreh katër persona, në këtë përleshje pati edhe të shtëna me armë

Katër persona janë lënduar nga një konflikt fizik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dragodan të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”. Gjatë kësaj përleshje është gjuajtur edhe me armë, por nga arma e zjarrit nuk është lënduar askush.

Agron Borovci nga policia rajonale e Prishtinës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në një lokal, me ç`rast personat e lënduar janë sulmuar nga sigurimi i një lokali.

“Me datën 06.04.2019 rreth orës 04:00 ne rr “Ahmet Krasniqi’’, është raportuar një rast rrahje dhe gjuajtje me armë. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar ankuesit/viktimat të cilët me pas kanë vazhduar në QKU për tretman mjekësor. Nga informacionet e para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal ne rrugën e sipërcekur dhe të njëjtit janë sulmuar nga sigurimi i lokalit. Ndërkohë që është njoftuar prokurori i shtetit është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ka vazhduar hetimi nga ana e policisë me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave nën të cilat është zhvilluar ngjarja. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga arma e zjarrit”, tha Borovci.

(Kosova Sot)